RSS

Arkiva Autori: Shkelzen.Bici

Rreth Shkelzen.Bici

Urdherim ne te mire, dhe ndalim nga e keqja

GJYKIMI I DREJTË

I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy gra (kunata) me fëmijët e tyre dalin në një ambient. Aty një ujk e han njërin fëmijë. Pastaj këta dy gra ngatërrohen në mes vete për fëmijën e mbetur (secila nga ato thoshte se fëmija i mbetur është fëmija i saj). Shkojnë për t’u gjykuar te Davudi a.s. Davudi a.s. gjykon që fëmija t’i takojë kunatës së madhe. Ata prapë nuk pajtohen mes vete, kështu që shkojnë për t’u gjykuar te Sulejmani a.s. Sulejmani a.s. u thotë: “Më sillni një thikë që ta pres fëmijën për gjysmë dhe secilës prej jush t’jua jap nga një pjesë.” Kunata e vogël thotë: “Po dëshiron ta presësh, o i Dërguar i Allahut?!” Thotë: “Po.” Atëherë i thotë (kunata e vogël): “Mos e bën këtë, sepse pjesën time do t’ia jap kunatës së madhe.” Atëherë Sulejmani a.s. i thotë: “Merre se ky fëmijë është i yti”, kështu gjykoi në dobi të saj.

 

(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Burimi:Islam Bosna

 
Lini një koment

Postuar nga më 29 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

 

Shpirti, ky emër i vjetër por i pavjetruar, shfaqet prapë në botën që jetojmë por që s’është e jona. Shpirti që nga dijetarët tradicionalë cilësohej si uji në tëndafil, si zjarri në thëngjill, si vaji në ulli, në kohën e konsumizmit edhe pse nuk njihet, nuk quhet fshehtësi. Gjykuam se mendja dhe truri ynë janë komponentet tona më të rëndësishme, por harruam se nga erdhi ky gjykim. Duke u përpjekur ta zotërojmë botën para se ta zotërojmë veten, harruam se ç’do të thotë prania e vetes në botë. Harresa na bëri t’i studijojmë retë pa menduar për qiellin, degët pa menduar për rrënjën, syrin pa menduar për dritën, derisa vetmia zbriti ne thellësinë e zemrave dhe na pikëlloi për të kaluarën e na bëri me ankth për të ardhmen. Nga ndjenja e padurueshme e kësaj vetmie u detyruam t’i pyesim teologët modernë për shpirtin, por feja e tyre e reduktuar në produkt kulturor të kohës, nuk na dha përgjigje, por thjeshtë na ndaloi të bënim pyetje. Sidoqoftë, shpirti nuk u qetësua dhe nuk do të qetësohet kurrë me ushqimet e trupit. Çdo dashuri ka epsh por çdo epsh nuk është dashuri, prandaj dhimbjet dhe vuajtjet që shkakton dashuria, nuk shërohen me asnjë kënaqje epshore. Dehja e dhimbjes nuk është shërimi i saj. Dashuria i takon shpirtit dhe epshi trupit, ndërkaq të dyja bashkë i takojnë njeriut që edhe në globalitet mund të pyes: A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para? Edhe kjo, njëlloj si shpirti, pyetje e vjetër që kërkon përgjigje të re. Por, para se të merrnim përgjigje, me një ekzaminim shumë të kujdesshëm do të vërenim se jorastësisht, botës ku jetojmë i kemi zhveshur konceptin e universalizmit, për ta reduktuar në globalizëm. Globalizimi nënkupton vetëm globin, ndërkaq universalizmi rrjedh nga UNI që na e kujton njëshin. Njëshi na kujton vetëm një realitet të ekzistencës. Gjithçka buron nga Njëshi dhe i kthehet Atij. Tërndafili mbetet pa ujë, thëgjilli pa zjarr, ulliri pa vaj dhe shpirti pa fshehtësitë e të djeshmes dhe të nesërmes duke marrë përgjigjen: “…sot ta kemi hequr perden dhe po sheh qartë…” (50:22).

Fatmir Muja
http://www.fatmirmuja.com

 
Lini një koment

Postuar nga më 25 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

Cilat janë arsyet e Çrregullimeve të shëndetit mendor dhe shpirtëror?

Me  EMRIN E ALLAHUT TE GJITHMESHIRSHMIT  MESHIREPLOTIT


Njeriu I ditëve të sotme është shumë I dëshpëruar, dhe I stresuar, dhe po aq I vetmuar dhe I braktisur.

Një  vetmi dhe braktisje në mes miliona njerëzish….. Në armiqësi me vetveten dhe vendin ku jeton…

Lufte për jetën duke gëlltytur dhimbjen dhe hidhërimin e varfërisë  në mes të  kamjes.

…Armiqësia në trekëndëshin  Shpirt-Trup-Mendje dhe gjendja kaotike duket se janë arsyet kryesore të lodhjes ,tkurrjes stresit, dhe sëmurjes së njeriut të ditëve tona.

Ne jemi të vetëdijshëm se fëmijet po pësojnë më shumë  probleme psikologjike në krahasim me fëmijët  e brezave të kaluar. Të rinjtë dhe fëmijët e sotëm janë më egoiste ,më dembelë dhe më pak sakrifikues ..

Pas nesh po vjen një brez egoist ,I mbytur në fantazi ,I trembur dhe I stresuar…..

Për brezin e ri rregullat shoqërore po e humbasin kuptimin e vërtetë të tyre.Mediat vizive dhe te shkruara vazhdimisht propogandojne sllogane te tipit “bëhu Vetvetja”, mos mendo c’farë thonë të tjerët,”jeto jetën tënde”dhe të tjera si këto të cilat e kanë bërë njeriun peng të egos së tij….

Tashmë për njerëzit jeta ka marrë një formë shumë personale,të jesh I ndryshëm në veshje , ngrënie,shëtitje,madje edhe në martesë është bërë çeshtje e dorës së parë.Edhe sistemi I besimit ka filluar të bëhet personal.ndjesitë fetare dhe institucioni I besimit është në gjendje të dobët.Pjesëmarrja në shoqata dhe organizime është dobësuar shumë.Ndjenja e ndarjes së të mirave me të tjerët ka rënë në zero.Dhe për ketë arsye njeriu është bërë peng I dëshirave ,i epsheve dhe i egos së tij….

Vyrtytet që e zbukurojnë shpirtin tonë si;Respekti për më te mëdhenjtë  dhe mëshira për më të vegjëlit I kanë lëne vendin disa ritualeve fallco dhe te cekëta…..

Duke I bindur të rinjtë se mund të bëjnë gjithçka dhe se mund të ndjekin çdo lloj fantazie që kanë ,i ka sjellë ata në një gjendje të hapur ndaj grackave të egos dashakeqe.Mirëpo, këto dëshira të pakufizuara të të rinjve dhe mundësite e pakta të realizimit të tyre,mund ti çojnë ata në zhgënjime të njëpasnjëshme. Psikozat,dëmtimet e personalitetit,mungesa e vëmendjes,hiperaktivizimi dhe të tjera si këto sëmundje të cilat janë bërë mode  për ditët tona,vërehet cdo ditë  e më shumë si shkak I rolit të keq që luajnë gabimet fatale dhe të pafalshme që bëhen gjatë edukimit të egos.

Zbulimi I vetvetes,dashuria për të ,lumturia dhe pavarsia nga të tjerët është bërë çështje kryesore e çdo të riu.Mirpo sa I lumtur mund të jetë një njeri që sa vjen e vetmohet, që jeton vetëm për veten dhe vrapon pas çdo lloj dëshire të egos?

Ja pra si përfundim I këtyre përballjeve,vërejme  se mendje dhe shpirti yne ka rënë në grackën e hileve  të fshehta  të egos dashakeqe .Vallë si mund të jetë tjetër, fundi  I një jete egoiste të vetmuar,dhe me dëshira te pafundme përveçse një kaos I stërmadh!? Vallë a jemi të vetëdijshëm për këtë?

Dr ALI AKBEN

Marre nga:Revista ETIKA

Pergatiti : http://syri-islam.orbs.com

 
Lini një koment

Postuar nga më 24 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

QEVERISJA E VETVETES

 

Vertete hapi i pare i suksesit ne jeten tende është suksesi ne qeverisjen tende dhe mardheniet reciproke me veten tende,te cilat kane efekt pozitiv.Deshtimi ne këtë aspekt,zakonisht shpie ne deshtimin gjeneral ne këtë jete, per te mos thënë se ndoshta shpie edhe ne deshtimin e jetes tjeter ne Ahiret.Thote Allahu,subhanehu ve teala, “      “All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…“( Rr’ad 11)

Ndryshimi ndodhe te jete pozitiv per te mire por ndodhet te jete edhe negative per te keq,madje ndodhet te n’a duket neve se disa njerez kane arritur suksese ne jete edhe pse ata ne fakt kane deshtuar t’a qeverisin veten e tyre.

Ne realitet kjo është nje fantazme e imagjinuar,nje pallto nen te cilen fshihet deshprimi dhe pikellimi,te cilat zbulohen ne momentet e para te ballafaqimit me ndonje sprove.

Vertete sukses i keq është suksesi i pretenduar,i cili ne brendi te ithtarit te vet fsheh erresira te deshperimit,male te dhimbjeve dhe mundimeve, edhe nese ithtarin e vet siperfaqesisht e gezon me karvane te bukura,me poste te larta ne mesin e njerzve apo e begaton me thesare te cmuara.

Lexues i nderuar,ne vijim do te hasesh ne disa rregulla te pergjithshme,te cilat nese njeriu i ve ne perdorim,pune dhe praktike ne jeten e tij,do te këtë mundesi- me lejen e Allahut,Subhanehu ve teala-t’a qeveris vetveten me efikasitet.

1-Kryeji obligimet tua ndaj Allahut,Subhanehu ve teala,dhe kerko ndihme prej Tij s.w.t ne ceshtjet tua te perditshme.Thote Allahu,subhanehu ve teala,  ”Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë“( Fatiha 5),sepse nese njeriu tregohet i zellshem per te permiresuar mardheniet e tij me Allahun, Zotin e tij, padyshim se edhe Allahu,subhanehu ve teala, do t’ia rregulloje ceshtjet e jetes se tij.Nese njeriu e njef Allahun ne lluks-jete te mire,do t’a gjeje edhe ne kohera te veshtira.Thote Pejgamberi Alejhi selam  Ruaje Allahun,te ruan Ai ty..” Ndersa ai qe anashkalon obligimet e tij ndaj Allahut,atehere ai per ceshtjet tjera është edhe me i pakujdesshem. Thote Allahu,subhanehu ve teala  “Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira)…“( Tewbe 67).    Allahu e meshirofte thenesin:  Ne zemer ka parregullesi, te cilen nuk e rregullon asgje perpos te kthyerit kah Allahu,subhanehu ve teala.Ne te ka izolim (vetmi),te cilen nuk e eliminon asgje perveq te afruarit tek Allahu,subhanehu ve teala.Ne te ka pikellim,te cilin nuk e largon asgje perveq te gezuarit me Allahun,subhanehu ve teala,njohja e Tij dhe mardheniet e sinqerta ne raport me Te.Ne te ka ankth,te cilin nuk e qeteson asgje perveq te migruarit tek Allahu,subhanehu ve teala.Ne te ka varferi,te cilen nuk e largon asgje perveq dashuria per Allahun,subhanehu ve teala,kthimi tek Ai,vazhdimesia ne te perkujtuarit e Tij dhe sinqeriteti i njemendte ne raporte me Te,sepse atij po ti ipej tere dunjaja me atë qe posedon,nuk do te kishte mundesi t’a largonte këtë varferi asnjehere”. Behu me Allahun,subhanehu ve teala, nese deshiron te jete edhe Allahu,subhanehu ve teala, me ty,sepse keshtu-nese don Allahu- nuk do t’a humbasesh mundin tend!

2- Mbushe mendjen tende me shprese, optimizem dhe pritje te suksesit.Mundohu qe cdohere pergezimi te mbizotroje ne ndjenjat tua dhe mendimet tua. Pejgamberi Alejhi selam thoshte”     Pergezoni e mos largoni…”.

3- Bëja vetes shprehi qe, qellimet tua cdohere dhe ne cdo pune te cilen e bene, te jene te larta dhe te qarta.

4-Bëja vetes te obligueshme strategjine e puneve tua dhe largohu nga skandali ne punet e tua aq sa ke mundesi.Sistematizoje mundin tend dhe drejtohu drejt qellimeve te qarta,te caktauara dhe ruaju kaosit apo skandalit gjate perpjekjeve per t’a arritur qellimin tend.

5-Strategjine e perpjekjeve teua per t’i arritur qelimet tua, shenderroje ne praktike te qarte dhe te gjalle.Largohu nga “do te” dhe pasiviteti.

6-Ke kujdes te humbasesh dic nga koha jote pa e shfrytezuar ne pune,sepse humbja e kohes dtth humbje e jetes.Behu kureshtar te perparosh ne drejtim te realizimit te qellimeve tua qofte edhe nje hap te vetem ne dite sepse kush ec arrin cakun.

7-Sistematizoji punet tua duke bere nje skeme tabelare per takimet tua dhe mundohu t’i permbahesh.Ne këtë menyre vepro edhe me gjerat tjera perkatese ne shtepi,veture,zyre,e gjetiu ,ne menyre qe te jene ne perdorim tendin sa me lehte .

8-Rezistoji perpjekjeve te epshit per te ikur nga veprat e mira, te cilat kane rendesi te madhe,per ne epshe dhe defrim te vazhdueshem.

9-Mos harro se punet jane me shume sesa koha ( e destinuar per to) atehere pra ke kujdes te humbasesh kohen tende ne gjera te kota,madje edhe ne punet e mira se pari jepi perparesi asaj qe është më me rendesi pastaj tjerave.

10- Le te jete moto-ja jote “ nxitim dhe shpejtim per ne cdo te mire” sepse e mira e shkuar nuk kthehet me kurre.Jeta cdo here është gare dhe është teper e shkurte per te pritur,per te shpresuar te ardhmen apo ” do te”-n e dështakave.

11-Nese gjate procesit per realizimin e qellimeve tua veren ndonje tradite a zakon te keq apo eventualisht ndonje pengese qe pengon perparimin ne këtë aspect, atehere nxito t’a sherosh dhe t’a zevendesosh me ndonje te mire.Le te mos kene zakonet ndikim tek ti vetem aq sa ke dobi prej tyre.Meqe tradita është nje veper te cilen njeriu e ben shpesh,pa mund logjik dha pa ndonje mund trupor,dhe duke qene se ajo vetvetiu perfitohet,atehere ekziston mundesia e nderrimit dhe zevendesimit te saj nese ndihet nevoja per këtë.Nese në këtë ceshtje ka veshtiresi, atehere ai qe ia ka bere vetes shprehi te miren,punen dhe rezultatet,ai veq e ka arritur këtë, ndersa ai qe vetes se vet ia ka bere shprehi traziren ne toke,dembeline,pertacine dhe plogeshtine,ai veq e ka bere zakon këtë.

12-Parimet dhe normat e besimit para ujdi-ve tjera.Le te jene prezente ne cdo aktivitet ne jeten tende.Nese nuk jane prezente atehere ti je i pari, i cili e ke nencmuar veten tende,edhe nese te tjeret te respektojne dhe lavdojne.

13-Le te te jete kerkimi i se vertetes hobi yt dhe ke kujdes nga hipokrizia me te gjitha format dhe ngyrat e saja. Demonstroje fjalen e vertete me edukate,ndershmeri dhe sinqeritet.Mbjelle forcen ne zemren tende per paluhatshmeri ne rastet e ndarjeve te rrugeve ne te verteta dhe te kota.

14-Qasju rezultateve te punes sate me guximeri,saber-durim, pathyeshmeri dhe pergjegjesi,duke e llogaritur cdo sprove qe te godet, se shperblimin per te e ke tek Allahu,subhanehu ve teala.Dije se ajo qe te ka goditur patjeter është dashur te jete keshtu ndersa ajo qe nuk te ka goditur është caktuar per te mos goditur,jane ngritur lapsat dhe jane thare fletat.Ke kujdes nga ankesat dhe merzitë-brengat e shumta,sepse keto jane dy cilesi të dobteve.Thote Pejgamberi Alejhi selam  Sherri me i madh qe ekziston tek njeriu është koprracia e frikshme dhe frika e pamase“. Ndersa Allahu,subhanehu ve teala, ka thënë Èndër sa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!“.( Zumer 10)

15-Personalitetin tend mos e shembello me nje qelq,qe lehte shifet ajo qe është brenda, sepse per cdo kalimtar ka rruge dhe se ne jete njeriut i bie te shof njerez qe kane deshire te interesohen per punet e huaja,madje edhe njerez qe vertet jane veper keqinje.Kesaj beri dere te forte,portir besnik,i cili vepron sipas urdherit tend; e hap deren ne kohen e duhur,ne masen e duhur,per ata qe e meritojne hyrjen dhe e mbylle ne kohen e duhur.Kjo te fton qe te ushtrohesh per t’i vene ndjenjat dhe shqisat tua nen kontrolle si dhe te mos i shpalosesh nese nuk ke dobi prej nje gjeje te tille.Poashtu te fton te ruhesh me kujdes dhe gjakftohesi ne raste te rendesishme,te zgjedhesh se cka do te flasesh dhe me nje fjale mund te themi  : Le te jete shprehja e ndezjeve te ndjenjave tua e ( trajnuar) shkolluar.

16-Shembullin tend me te larte beje Muhammedin,Alejhi selam sepse ai arriti gradat me te larta njerzore,dhe nuk ndodhe te kerkosh zgjidhje per ndonje problem te jetes sate e te mos gjesh ne jeten e tij zgjidhje.Kjo njeherit te fton qe cdohere te jesh ne rrjedha me jeten e tij.

17-Armatosu me shpirtin e shakase dhe gezimit por duke mos e tepruar.Nese ceshtjet arrijne faqen e tyre te zeze, ti buzeqesh,sepse pikellimi është rraskapites i shpirtit dhe trupit si dhe është hutim,pshtjellim dhe crregullim i te menduarit.

18-Ke kujdes nga imagjinata e kote,ne qiejt e se kotes.Poashtu ke kujdes nga pesimizmi i tepert dhe shkaterrues i shpreses.Zgjidhe nje mesatare ne mes dy rrugeve,duke bashkuar imagjinaten dhe te verteten. Bashkoji skenat e imagjinates me teorite e mendjes, ndezi dritat e mendjes me flaken e ndjenjave,imagjinates bashkangjitja sinqertitetin e se vertetes dhe realitetit si dhe zbuloji te vertetat ne driten e imgjinates se ndricuar.

19-Mos u thello ne gjera te perkryera e te shkaterrohesh ne lluks,por furnizohu prej begative me atë qe te nevoitet gjate procesit tend per t’i realizuar qellimet.Mos harro se ai qe behet rob i epshit te vet,atij i vie veshtire t’i ndahet epshit dhe vullneti i tij padyshim se do te jete i dobet.

20-Se fundi:Dije se ne cdo njeri jane prezente cilesite e mira (forta) dhe te keqia( te dobeta).I mencur është ai qe jeten,punen dhe profesionin ia kushton cilesive te mira apo te forta dhe largohet me qenien dhe jeten e tij prej cilesive te ndyra apo te dobeta ne personalitetin e tij.

Sa margaritare te cmuar ,te cilet i marrin shiqimet me ndricimin e tyre te paster ,gjenden te fshehur ne thellesite e oqaneve te errta.Sa lule te bukura jane ngritur ne shkretetiren,ku bukurite e tyre humbasin se bashku me therrat e shkretetires.Po te zbuloheshin keto lule dhe ata margaritare, vertete do te kishin trajtim tjeter por ç’te besh,ato ende vazhdojne te jene te tilla…

Marre nga: www.denana.com

Pershtati : Sedat Gani Islami

Burimi:Sedatislami.wordpress.com

 
Lini një koment

Postuar nga më 24 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

Qendrimi yne karshi problemeve

Një djalë ju ankua prindit për problemet e shumta që i ka jeta dhe mungesa e durimit në ballafaqimin me to.

Babai për t’ia bërë sqarimin e kësaj çështjeje më të qartë i solli një shembull praktik.

I morri tre enë dhe në secilën vendosi ujë dhe pastaj në njërën vendosi karotë, në tjetrën vezë dhe në të tretën kokrra kafeje.

Kur filloi të vlon uji, karota u zbut, veza u forcua, kurse kafeja i dha ngjyrë ujit.

Pasi përfundoi ky proces në këto tre enë i tha:

Problemet e jetës i ngjajnë ujit që vloi, kurse njerëzit karshi problemeve janë tre karaktere, njëri si karota, e tjetri si veza dhe i treti si kafeja. Karota me vlimin e ujit u zbut, veza u forcua, kurse kafeja e ngjyrosi ujin. Pra, dikush është i dobët si karota menjëherë në problemin më të vogël zbutet, kurse dikush është si veza, u bën ballë problemeve stoikisht, madje problemet e bëjnë më të fortë, kurse dikush është si kafeja, ka forcë për të ndryshuar edhe vet problemet e jetës, ujin e vluar e shndërroi në kafe të këndshme. Pra, problemet e jetës janë të njëjta ajo që i bën të dallojnë janë qëndrimet tona karshi tyre.

 Bekir Halimi

Burimi: shembulli.com

 
Lini një koment

Postuar nga më 15 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

Këshilla nga shtrati i vdekjes

 

 Image

 Sa e vështirë është biseda për vdekjen.

Sa e vështirë është për shpirtin i cili mundohet

të na kthej mbrapa dhe orvatet pa u lodhur,

Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë. Gjykimi i Tij është i pakthyeshëm dhe vendimi i Tij është i prerë. Ai, subhanehu ue te’ala nuk pyetet për atë që bën ndërsa njerëzit janë ata që do të merren në përgjegjësi. Allahu e ka caktuar vdekjen si fund i pashmangshëm i jetës në këtë botë dhe ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.” (Zumer, 30)

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut bujar, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij…

Të nderuar vëllezër myslimanë. Sa e vështirë është biseda për vdekjen. Sa e vështirë është për shpirtin i cili mundohet të na kthej mbrapa dhe orvatet pa u lodhur, që ta harrojmë këtë të vërtetë hyjnore, këtë caktim të prerë-vdekjen.

Besimtari i vërtetë ndalet dhe e kujton këtë të vërtetë, me sinqeritet mediton rreth saj duke u munduar të përfitojë.

Vëlla i dashur në librin e urtësisë dhe divanin e këshillës shkruan: Vdekja është dera e ahiretit. Hasan el Basriu thotë: nuk kam parë një të vërtetë aq të padyshimtë, njerëzve tu ngjajë si një dyshim i pabazë sikur vdekja. Një tjetër ka shkruar: Njerëzit në këtë botë u ngjajnë caqeve drejt të cilëve janë nisur shigjetat e vdekjes. Ai që është larguar sikur nuk ka qenë i pranishëm, ai që ka vdekur sikur nuk është lindur fare. Arabët kanë thënë: do të tërhiqesh drejtë të pashmangshmes. Ibën el Mu’tezi ka thënë: vdekja është sikur shigjeta e cila udhëton në drejtimin tënd prej ditës kur të është frymëzuar shpirti. Një tjetër ka thënë: Vdekja vjen edhe tek ata që kanë rroje dhe hyn pa marr leje.(Et Temthiil uel Muhadare, 1/84)

I Lartmadhëruari thotë: “Një pengesë do të vendoset midis tyre dhe asaj që dëshironin…” (Sebe’, 54) prandaj shpejto vëlla i dashur dhe shpëtoje veten që të mos pengohesh nga të mirat e xhenetit. Në vijim do të përmendim disa këshilla të njerëzve në shtatin e vdekjes, këshilla që kanë dalur nga zemra e atyre që kishin dëshirë që tu zgjatet jeta dhe të punojnë vetë me këshillat e tyre.

 

Porosia e parë: devotshmëria dhe namazi

 

Porosia  më e madhe është  Porosia  e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, kjo këshillë me të cilën e porositi umetin e tij deri në ditën e Gjykimit. Ky vasiet është anija e shpëtimit, toka e sigurt dhe receta e shpëtimit për ata që kapen për të.

Në çastin e ndarjes prej kësaj bote ai tha: Kini frikë prej Allahut për namazin dhe për ata që i keni në dorë. Ummu Selete rrëfen: E tha këtë fjalë dhe vazhdoi me përsëritjen e saj. (Ahmedi dhe Buhariu në Edebul Mufred. Dijetari i njohur Albani e ka valorizuar si hadith autentik-sahih).

 

 Porosia e  dytë: Ti qëndrosh besnik të vërtetës

 

Zubejd ibën El Harithi tregon: Kur Ebu Bekrit, radijallahu anhu, iu afrua vdekja e thirri Omerin, radijallahu anhu, e emëroi kalif pas vete dhe i tha: Po ta jap këtë vasiet, prandaj mbaje mend. Ndaj Allahut kemi obligime natën që Ai nuk i pranon nëse kryhen ditën dhe ndaj Tij kemi obligime ditën që Ai nuk i pranon natën. Allahu nuk e pranon veprën vullnetare nëse nuk kryhen farzet. Ajo me të cilën, me të drejtë, do të rëndohen taset e së mirës në peshoren e ditës së Gjykimit është pasimi i së vërtetës. Është i detyruar tasi i peshores të rëndohet kur në të vendohet e vërteta (hakku). E kota (batili) nuk ka peshë në peshoren e ditës së Kiametit. (Libri Zuhd i Ebu Davudit nr. 28)

 

 Porosia e  tretë: Mos u mashtro me lëvdatat e njerëzve

 

Pas plagosjes në xhami Ibën Abbasi, radijallahu anhuma, hyri te Omeri, radijallahu anhu, dhe i tha: Gëzohu o prijësi i besimtarëve, e pranove Islami në kohën kur njerëzit e përgënjeshtruan të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, luftove krah më krah me të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe ai nga kjo botë u largua duke qenë i kënaqur me ty. Askush nuk kishte dilemë se ti je ai që më së shumti e meriton hilafetin dhe ja tani po ndahesh nga kjo botë si shehid. Omeri, radijallahu anhu, tha: I mashtruar është ai që mashtrohet me lëvdatat e njerëzve. Do e shpenzoja tërë pasurinë e kësaj bote, të bardhën e saj dhe të verdhen, për ta shpaguar tmerrin e fillimit (të jetës së ahiretit). (Sahih Ibën Hibban 15/314)

 Porosia e katërt: Të vërtetat që nuk duhet harruar

Kur Othmani, radijallahu anhu, u vra nga dora e zullumqarit, në thesarin e tij e gjetën të shkruar këtë porosi: Othman ibën Affani dëshmon se Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet dhe dëshmon se Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, është robi dhe i dërguari i Tij. Dëshmoj se xheneti është hak, dhe xhehenemi është hak dhe dëshmoj se ata që janë brenda varreve do të ringjallen në ditën në të cilën nuk ka dyshim. Dëshmoj se Allahu do ta çojë në vend premtimin e Tij. Me këto fjalë kam jetuar, duke i besuar këto fjalë po vdes dhe me këto fjalë shpresoj të ringjallem me lejen e Allahut. (Er Rijad En Nedire fi menakibil ashere, 1/229)

 Porosia e pestë: Kini frikë Allahun dhe bëni vepra të mira

 

Kur ibën Mulxhimi e goditi Aliun, radijallahu anhu, e dërguan në shtëpi ku e humbi vetëdijen dha pasi u zgjua i thirri Hasanin dhe Husejni dhe u tha: Ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut dhe lakmim kah të mirat e ahiretit. Mos u brengosni nëse humbni diçka prej dynjasë, bëni vepra të mira. Jini armiq të zullumqarit dhe ndihmës të atij të cilit i bëhet padrejtësi. (El Xheuhere fi nesebi Nebijj ue as’habihi el ashere, 1/309)

Vëlla i dashur këto ishin perla të zgjedhura prej këshillave nga shtrati i vdekjes. Ishin fjalët e të zgjedhurit të njerëzimit dhe të zgjedhurve të këtij umeti. Analizoji këto fjalë, ndjek shëmbëlltyrat më të mira dhe vepro duke e lutur Allahun të takohesh më ta në kopshtet e xhenetit.

I falënderuar qoftë Allahu Subhanehu we Teala në fillim dhe në fund.

Burimi: http://www.radio-vellazerimi.at

 

 
Lini një koment

Postuar nga më 15 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

Çfarë janë OMGJ-të?

 
Organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) janë bimë apo kafshë të cilave kodi gjenetik i është ndryshuar në laborator për të siguruar që ata të marrin karakteristika specifike që nuk i kanë në natyrë. Manipulimet gjenetike OMGJ janë përdorur në bio, ushqimet bujqësore dhe blegtorale. Modifikimi gjenetik bëhet kur në organizmat e tyre (vegjetaleve për shembull) futen pjesë të ADN-së të sjella nga organizma krejtësisht të ndryshme (duke përfshirë edhe kafshët) për të përfituar nga karakteristikat e këtij të fundit.
Shumë varietete bimore janë modifikuar për t’i bërë ato më rezistente ndaj kushteve të pafavorshme klimaterike, nga dëmtuesit, pesticidet,dhe konservimit më të gjatë.
Ato do të jenë “ushqim për të ardhmen” sepse OMGJ-të mund të rriten në vende ku nuk rritet dot fruti biologjik, gjithashtu me OMGJ-të, rritet sasia dhe madhësia, zvogëlohen humbjet bujqësore të shkaktuara nga sulmet e insekteve dhe parazitëve. OMGJ-të përdoren për të prodhuar bagëti viçi në një rritje të shpejtë, që lopët të japin më shumë qumësht për konsum etj. Nuk ka dallime të dukshme midis një luleshtrydheje dhe një tjetre që rritet në acar. Me përjashtim të faktit se e dyta, e ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta, nuk ngrin. Në ADN e kësaj luleshtrydheje është injektuar geni nga një peshk Arktik për të përftuar luleshtrydherezistente ndaj të ftohtit dhe lejon që lëngu celular të mos ngrijë edhe kur temperaturat janë nën zero. Një grup i studiuesve meksikan ka prodhuar një farë që prodhon një bimë misri për t’i rezistuar thatësirës dhe temperaturave mbi 40 gradë celsius.
Kështu “përzien së bashku”, jo vetëm llojet e afërta, të tilla si një gomar dhe një pelë që të lindë një mushkë, por edhe në ADN e gjitarëve të vihen genet e një zvarraniku, tek domatja, genet e një insekti, për shembull tek maja e birrës që përdoret në gatim u transferuan genet e peshkut merluc për të marrë përbërës me pak yndyrë për akullore.
Shumica dërrmuese e OMGJ-ve, (90%) është e vendosur në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazili, Argjentine (Vitet e fundit Shqipëria importon trajla me tonelata mishi nga Brazili dhe Argjentina.)
Aktualisht nuk ka legjislacion për etiketimin e produkteve gjenetikisht të modifikuara,
kështu që është shumë e vështirë për konsumatorët të bëjnë zgjedhje të informuar nëse janë apo jo për të blerë prodhimet që përmbajnë OMGJ. Disa kompani italiane, megjithatë specifikojnë në produktet e tyre që nuk përmbajnë OMGJ ose jo
megjithatë ato vijnë nga manipulimi gjenetik. Të vetmit të lumtur dhe të ngazëllyer për OMGJ janë vendet e treta. Ky lloj ushqimi është një nga format e mbështetjes ekonomike për ta, e cila bëri të mundur për të ushqyer gojët e shumë njerëzve.
Jam e sigurt që të gjithë ne kemi ngrënë ushqime OMG. Sa herë kemi provuar domate pa kurrfarë shije, mandarina e portokall pa lëng e shumë ushqime të tjera të cilat mund të kalojnë lehtësisht në doganat tona e të përzihen me ushqimet e vendit duke krijuar në treg një çorientim e mosbesim te konsumatori që nuk do të ushqehet me këto ushqime. Kërkoni ushqimet biologjike që për fat të keq po zhduken nga qarkullimi sepse fermerët tani gjithnjë e më shumë po marrin fara OMGJ sepse kostoja e tyre është më e ulët.

 
1 Koment

Postuar nga më 15 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

Hello world!

Welcome to WordPress.com. After you read this, you should delete and write your own post, with a new title above. Or hit Add New on the left (of the admin dashboard) to start a fresh post.

Here are some suggestions for your first post.

  1. You can find new ideas for what to blog about by reading the Daily Post.
  2. Add PressThis to your browser. It creates a new blog post for you about any interesting  page you read on the web.
  3. Make some changes to this page, and then hit preview on the right. You can always preview any post or edit it before you share it to the world.
 
Lini një koment

Postuar nga më 8 Dhjetor, 2011 te Uncategorized