RSS

Arkiva Autori: Shkelzen.Bici

Rreth Shkelzen.Bici

Urdherim ne te mire, dhe ndalim nga e keqja

Veshjet popullore dhe zejtaritë artistike

Parathënie

Në jetën e popujve, ka disa veshje që dallohen prej të tjerave,të cilat janë trashëguese dhe transmetuese të shumë elementeve që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme por njëkohësisht janë edhe shprehje e marrëdhenieve kulturore me popujt e tjerë dhe të cilat pa dyshim janë një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës se një populli
Për kombin shqiptar këto janë veshjet popullore
Duke parë rëndësine që këto veshje kanë në identitetin e kombit dhe rolin që luajnë në etnitetit dhe kulturën e kombit shqiptar ketë shkrim mendova tia kushtoj kësaj industrie familjare.
Kjo detyrë është një përpjekje modeste e imja rreth historisë së kësaj industrie familjare dhe veshjeve të kësaj zone të cilat lanë një shenjë në kulturën shqiptare.
Arsyeja që më çoi për të folur për ketë traditë historike është :se unë i përkas një zone që e ka pasur traditë dhe vazhdon ta ruaj akoma ketë artizanat familjar dhe traditën e veshjeve popullore.
Arsyeja tjetër është se në ketë zonë (Kukësi)ka qenë i njohur artizanati i cili me prodhimin e saj arriti që të tregojë artin edhe në vende të tjera botërore.
Çfarë na nevojitet ta dijmë rreth artizanatit dhe kostumeve të kësaj zone,jam munduar ta paraqesë brenda këtij shkrimi .
Gjithashtu në ketë shkrim sqarohen,edhe disa nga shkaqet se si ka arritur ti rezistojë deri në ketë kohë ky art në ketë zonë

Hyrje

Veshjet popullore dhe zejtaritë artistike
Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë. Në Malësinë e veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta të cilat ishin të dukshme për popullatën në përgjithësi. Veshjet popullore tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë ishte e martuar apo jo.
Shqiptarët, janë aq të çmuar për ketë traditë dhe kulturë popullore ,të cilën e kanë ruajtur dhe vazhdojnë ta ruajnë edhe në ditët e sotme .
Shqipëria është e njohur për një traditë të pasur të artizanatit me vlera te çmuara nga mjeshtërit popullorë në çdo krahinë të saj ,e vendosur sipas karakteristikave dhe traditës të zonave të ndryshme gjeografike ,duke u bërë e larmishme me shumëllojshmërinë e saj dhe paraqitjen estetike të objekteve të cilat arritën një kulm të madh në ketë fushë
Veshjet popullore shqiptare ishin në përdorim të përgjithshëm deri në vitet ‘30, dhe në disa treva shqiptare edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Madje edhe në kohët e fundit edhe pse është gjë e rrallë të shohësh burra dhe gra të cilat përdorin veshje popullore, ato të paktën i sheh në disa raste gëzimi.
Përveç veshjeve një vend të veçantë në ketë kulturë shqiptare ka zenë edhe artizanati si industrial ashtu edhe familjar
Ndër këto punime spikatin punimet e drurit, hekurit, bakër, lëkurë dhe leshi të cilat janë një dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar,këto vlera të trashëguara brez pas brezi kanë ngjallur gjithnjë një interes të madhë si te vizitorët edhe te studiusit vendas dhe të huaj.Përveç punishteve të ndryshme që kryenin një aktivitet të madh kemi edhe punishtet familjare.
Duke u referuar në disa libra dhe burime të tjera që i përkasin kësaj fushe, në ketë detyrë do të mundohem të sqarojë disa nga çështjet që kanë të bëjnë me artizanatin dhe veshjet kombëtare,si dhe rolin që kanë luajtur në kulturën e Kombit.Dhe në fund trajton përballjen e këtij arti me kohët e sotme dhe rezistimin e saj.
Qëllimi i këtij shkrimi është të shqyrtojë rëndësinë e kësaj vlere kulturore
Detyra është e ndarë në dy kapituj,në kapitullin e parë shtjellon veçoritë ,llojet e veshjeve dhe përdorimin e tyre
Në kapitullin e dytë , trajton artizanatin familjar ,rrugët që quan drejt këtij zanati si dhe vlerat që bart në vete ky art.
Dhe në fund shkrimi përfundon me një mbyllje për ketë art fshatar.

Kreu I

Veshjet popullore ne Kukës
Kur flasim për veshjen shqiptare, thotë Faik Konica, ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina. Vizitorët e huaj, që e kanë shëtitur Shqipërinë ,kanë vërejtur se kostumet popullore shqiptare janë të bukura e befasuese.
Për ketë dallohen disa qytete të cilat e kanë ruajtur dhe mundohen ta ruajnë akoma edhe sot ketë traditë dhe vlerë kombëtare .Ndër këto qytete dallohet Kukësi i cili ka qenë një burim i artizanatit shqiptar që në kohët e hershme. Prodhimet e artizanatit kuksian, janë në vazhdën e traditave shekullore që datojne,që nga koha Ilire.
Ka qenë shumë e lashtë tradita e poçerise, e cila në rrethanat e sotme mund të konsiderohet e zhdukur. Vetëm disa dekada më parë, në varret e zbuluara gjatë kërkimeve arkeologjike, në fshatin Kolsh, në afërsi të Kukësit, janë gjetur objekte poçerie, të zbukuruara me vizatime artistike, e të prodhuara nga vendasit.
Por një përdorim të hershëm dhe i cili vazhdon të ruhet edhe pse jo në mase në kohët e sotme janë .
Punimet e leshit të cilat e kanë bërë ketë vend gjithmonë tërheqës dhe kontribues të një kulture të veçantë.
Një vend të rendësishëm tek punimet e leshit zë përgatitja e kostumeve tradicionale popullore të grave dhe burrave.
Sipas traditës së vjetër të popullit, të gjitha vajzat e reja pa përjashtim, kur martoheshin, merrnin me vehte pajën e përgatitur nga duart e tyre. Aty përfshiheshin të gjitha nevojat që do të kishte familja e ardhshme për të gjithë jetën.
Në ketë pajë vendin kryesor e zinin prodhimet e leshit, për shtroje dhe mbuloje, veshja e përditeshme për të gjithë pjestarët e familjes, e cila duhej të ishte e tillë që ti përshtatej klimës së ashpër, mënyrës së jetesës së malesorëve, e lidhur ngushtësisht me blegtorinë dhe pyjet.
Një vend të veçantë zinte kostumi tradicional i cili konsiderohet nga populli si një element identiteti që dallon krahinën nga krahina.Mirëpo këto kostume dallohen edhe për larmishmërinë dhe koloritin e veçantë që kanë edhe brenda një krahine biles ky dallim është aq i madhe sa edhe brenda Kukësit kemi një shumëllojshmëri kostumesh që dallojnë nga një zonë në tjetrën si :
 Kostumi i Bushtricës
 Kostumi i Shishtavecit
 Kostumi i Lumës
Këto kostume mund ti ndajmë në kostume burrash dhe kostume grash.

Kostumet e burrave

Kostumet e burrave janë të gjitha të punuara nga shajaku, dhe kanë më shumë elemente të përbashkët.
Tirqit janë një elementi tipik i veshjes së burrave të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhë dhe më rrallë të zi ose të murmë). Këto tirqi zbukuroheshin anash me gajtan varësisht nga ngjyra që kishin tirqit por gajtani bëhej në ngjyrë të kundërt.Përgjithësisht ato lidhen poshtë belit (në kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të lesht me vija disangjyrëshe.
Në pjesën e sipërme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë (prej shajaku me ngjyrë të zezë) me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari e quajtur koparane.
Pjesë e veshjes së burrave është edhe qeleshja që në disa vende njihet me emrin qise ajo përbëhej nga shajaku por e punuar në mënyre specifike e cila merrte formën e nje trung koni me një gjatësi 25 cm. Dhe është i vetmi element veshje i cili përdoret në jetën e përditshme edhe sot nga një pjesë burrash të moshuar .
Opingat janë një element tjetër i veshjes popullore me traditë të vjetër e cila nuk është vetëm karakteristike për Kukësin por ka një shtryrje mbarëshqiptare. Por ka një përdorim të vjetër edhe në ketë zonë dhe përdoret si pjesë e kostumeve popullore .Lloji më i thjeshtë ishte një copë lëkure e vetme në formë katërkendëshi buzët e së cilës rrudheshin me rripa të hollë lëkure duke u afruar pas këmbës pastaj shtërngoheshim me norta (gjalma të cilët ishin të përgatitur nga leshi) .Në disa raste opinga thurrej nga faqja e sipërme dhe zbukurohej .Për opingat përdorej lëkura e lopës.

Kostumet e grave

Ashtu si tek burrat edhe te gratë kemi një lloj veshje të veçantë e cila ndryshe nga burrat veshjet e grave kanë një dallim të madhe e cila dallon nga një zonë në tjetrën.Gjithashtu dallimi bëhej edhe nga mosha,ndryshe vishej një vajzë ndryshe vishej një nuse e re dhe ndryshe vishej një grua e moshuar dallimi më i theksuar ishte ke ngjyrat e veshjes .
Veshja me dymyja . Emërtimi i këtij tipi përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjëra dhe më ngjyrë të zezë por nuk përjashtoheshin edhe ngjyrat tjera, këto dymyja siç quhen në gjuhën popullore zbukuroheshin te këmbët me ca kembëza të bëra me shtiza të cilave u jepnin një formë zigzage .Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me Dymyja vishnin këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me shumë ngjyra. Gjithnjë mbi dymyja në pjesën e përparme vishej edhe një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrëshe. Ndërsa në kokë mbanin shamia (riza) njëngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i palosur në formë trekëndëshi.
Por siç e thamë më sipër ndryshimi ishte ke ngjyrat ,ndryshej vishej një nuse e re ndryshe një vajzë dhe ndryshe vishej një grua e moshuar.
Nusja e re vishej me dymyja të cilat ishin nga mëndafshi sipër veshej me një këmishë në shumë raste ajo ishte nga kremi dhe me mëngë të gjëra dhe sipër veshte një jelek. Gjithmonë mbi dymija në pjesën e përparme vishej një përparje e cila ishte e përbërë nga një pëlhurë e bardhë por nuk përjashtoheshin edhe ngyrat e tjera të hapura si bojëqielli dhe jeshile e hapur, kjo përparje ishte e qëndisur ,herë pritej në formë katrore herë në harkore.Në kokë vendoste shaminë e bardhë në formë trekëndeshi të zbukurar anash me rruza të cilën herë e lidhin rreth kokës, herë e fusnin pas qafës dhe i kaloni cepat përpara.
Dymyjat janë ndoshta i vetmi element veshje i grave i cili jeton akoma edhe në ditët e sotme .Nuk perjashtohet rasti qe edhe sot të shohësh gra të moshuara të cilat i përdorin dymyjat në jetën e përditshme biles edhe në zonat fushore ku kanë migruar.

Kreu II

Zejtaritë artistike
Punimi me shtiza është edhe kjo një traditë e vjetër që ka zënë vend në zonën e Kukësit dhe më gjerë por për ketë dallohet Kukësi . Që nga përpunimi i leshit tjerrja dhe deri ke shtizat vazhdon të ruhet ky art edhe në kohët e sotme ndoshta jo në përgjithësi por ruhet akoma .Duke qenë se një veshje të tillë e bejnë detyrim edhe kushtet klimatike. Ku gruaja malsore në të kaluarën, me duar të arta, në dritën e diellit dhe të pishës, ajo thurte në një mënyrë delikate me shtiza.Një ndër këto punime që behën me shtiza ishin, që nga pelenat e fëmijve e deri ke çorapet ,fanellat dhe jelekët .
Punimi me Veke (Avlemend)
Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm tek punimet e leshit i cili vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme është punimi i qilimave dhe sexhadeve dhe hirameve nga dora e grave Kuksiane.
Qilimat e sixhadet e prodhuara nga gratë kuksiane janë të një cilësie të lartë, të bukura dhe shumë të preferuara si në tregun shqiptar dhe të huaj. Këto prodhime para dy dekadave eksportoheshin nga Shqipëria në disa vende të Europës, dhe ishin tepër të kërkuara. Prodhimet e artizaneve Kuksiane , kanë qenë po aq të famshme, sikurse dhe prodhimet e artizaneve të Krujës.
Biles ka gra kuksiane që e kanë bëre edhe si burim jetese punimin me vekë (Avlemend) të cilat punojnë me kërkesa nga farefisi. Ku ata shpjegojnë teknologjinë interesante të ndërtimit të sixhadesë duke folur për dendësinë e nyjave, që varion nga 250 mijë deri 350 mijë nyje/m2 sipas cilësisë dhe teknikës. Në Kukës në kohën e komunizmit ka pasur një organizim për ketë lloj zanati ku ishte punishtja e artizanatit .

Qëndisjet me gjilperë dhe grep janë një tjetër bukuri e rrallë e mjeshtërisë shtëpiake dhe asaj ze-jtare të gruas kuksiane në udhën e shekujve. Duke filluar që nga qendrat e tavolinave,tabakave,televizorit dhe deri ke jeleket e grave.Por sot në ketë kohë ky lloj arti nga qëndisja me gjilpërë është zëvendësuar në atë me rruza,i cili vazhdon të ruhet edhe në kohët e sotme dhe të marrë një përhapje të gjerë.
Këtu në ketë temë nuk mund të lemë pa përmendur edhe punimet e tjera artizanale si punimet me gurë ,hekur dhe dru.Ndër këto punime një vend të veçantë zë punimi I gurit i cili edhe pse nuk është në masë vazhdon të ruhet akoma,guri zakonisht dhe në shumicën e rasteve përdorej për dekorimin e këndeve të shtëpijave ,çesmeve etj .Kemi edhe punimin e hekurit i cili përdorej për mjete kuzhine si soba ,farashë ,magallë etj . Ndërsa druri përdorej për ene bulmeti më tepër si sheka,mti ,voza ,të cilët lidheshin me rathë hekuri dhe në disa raste përdorej edhe për Sofra, Furka, Djep dhe arka (senduk) për çiftet të cilat gdhendeshin nga artistët në një mënyrë te veçantë artistike. Por kjo traditë thuajse se ka vdekur në atë zonë dhe i vetmi element që ka arritur të jetojë ështe Djepi i cili ka të njejtin përdorim edhe në kohët e sotme.

Por a ka arritur të ruhet kjo traditë edhe në kohët e sotme ne mund të themi se vende vende ajo ruhet por jo me përmasat e dikurshme, edhe pse e braktisur nga të rinjtë të cilët kanë hequr dorë nga prodhimi dhe përdorimi i këtyre veshjeve ,i qilimave dhe sexhadeve. Edhe pse veshjeve kohëve të fundit me të madhe po i kërcënohet rreziku i zhdukjes nga kohët moderne, por edhe nga ndikimet, qofshin ato që po i bartim nga orienti, si fustanet, dallamat, stolitë, këpucët e kështu me radhë, apo nga perëndimi prej nga nuk depërton asgjë nga veshjet tradicionale përveç veshjeve të kohës në të cilën po jetojmë të cilat janë futur në masë dhe po mbjellin edhe një kulture që kurrë nuk ka qenë tek shqiptarët.

Përfundim

Në përfundim të këtij shkrimi që nuk mundem të përfshijë gjithçka që është thënë e që duhet thënë, do të thoja se për të gjithё ne nuk ka asnjë pikëpyetje se veshjet popullore dhe zejtaritë artistike në përgjithësi kanë një vlerë të veçantë dhe një rol të rëndësishëm në kulturën e kombit tonë.Ajo që ka rëndësi është se ky art ka lënë një shenjë në historinë e kombit shqiptar
Vlera e kësaj tradite , tё cilёn e kanë vlerësuar padyshim jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt ka të bëjë me një kulturë të pasur në historinë shqiptare.Theksojmё se veshjet popullore dhe artizanati në përgjithësi i dhanë jo vetëm kësaj krahine por gjithë shqipërisë një vlerë në kulturën e saj,përkrah kulturave të tjera.

Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në ketë zonë,ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet klimatike e shoqërore të vendit. Veshjet kombëtare dhe zejtaritë artistike qëndruan të suksesshme përballë shumë luftërave që kishin rënë mbi ketë krahinë në veçanti dhe kombin shqiptarë në përgjithësi.

Por sot me urbanizimin e kësaj zone ,emigrimin e të rinjve në shtetet perendimore dhe migrimin e shumë familjeve drejt zonave industriale themi se rrezikohet kjo vlerë kulturore kombëtare.

E në fund mund tё arrijmë nё pёrfundimin se këto punime janë ruajtur origjinale dhe janë një shprehje e qartë e identitetit të kësaj zone. Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. Raujtja e tyre është një mbrotje kombëtare.

Literatura

1-Artizanati i kukesit “Historiku”.Internet.28 prill 2012.I përdorshëm: http://artizanetekukesit.org/historiku

2- Elsie, Robert “Arti Shqiptar”.Internet.10 maj 2012.I përdorshëm: http://www.albanianart.net/postcards/postcards_al.html

3-Shahu, Ajet.Bazat e Etnologjise.Tiranë:Shblu.2010

4-Wikipedia.”Veshjet tradicionale shqiptare”.Internet .15 maj 2012.I përdorshëm: http://sq.wikipedia.org/wiki/Veshjet_tradicionale_shqiptare

Pergatiti:Sh.Bici

 
Lini një koment

Postuar nga më 27 Qershor, 2012 te Uncategorized

 

10 mësime urtësie që dëshiroj ti ndaj me ju.

 

 Unë jam një nga ata persona që, sa herë dëgjoja për ndonjë artikull “3 apo 10 gjërat më të rëndësishme”,  Mundohem ti ruaj dhe te punoje me to.

Njëherë lexova se ka dy lloj mënyrash se si mësojnë njerëzit: prej leximit apo nga eksperienca, dhe të gjithë e dinë që kjo e fundit është e dhimbshme. Çfarë do të doje ti: më shumë dhimbje në jetë apo rrugë që do ta bënin më të lehtë? Nëse do të zgjedhësh të mësosh nga të lexuarit dhe të parandalosh disa nga mësimet e vështira, atëherë mund të mësosh nga dikush që i ka mësuar nga eksperienca.

1.     Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju

Shpesh herë jam shqetësuar shumë për atë që të tjerët mendonin për mua, për vendimet e mia, për veprimet e mia. Përfundimisht, unë kam arritur në përfundimin se është humbje kohe të përpiqesh të gjesh miratimin te të gjithë, sepse nuk do të kesh kohë të përmbushësh ëndërrat e tua. Gjithkush ka një mendim të vetin, por në realitet mendimet e të tjerëve për ju janë të bazuara më shumë në historinë e tyre? (njohjen sipërfaqësore). Kështu, ndërsa është mirë të kërkosh një këshillë, pasi i zgjuari ecën në këshillat e miqve, mbështetu në vlerësimin e Zotit dhe në këshillat e miqve, të cilët kanë kërkuar për urtësinë e Zotit para se të japin mendimin e tyre.

2.     E sotmja është e rëndësishme

Shfrytezo të sotmen, sepse ti nuk e di nëse do e kesh të nesërmen. Mos i hidh poshtë ëndërrat e tua. Mos prit t’i realizosh, përpiqu, por njëkohësisht shijoi të gjitha ato gjërat e vogla të së sotmes. Mos i thuaj vetes do t’i bëj nesër. Nëse është e rëndësishme për ty, bëje SOT.

Jepi rëndësi asaj që po u ndodh tani njerëzve rrotull teje, jepu rëndësi të gjitha vendimeve të së sotmes dhe zgjedhjeve të së sotmes, të vogla apo të mëdha. Ajo që t’i bën sot përcakton atë që do të sjellë e nesërmja. E ardhmja jonë është pjesë e vendimeve që merr sot.

3.     Lëre të shkojë

Çfarë ka ndodhur dje ka mbaruar. Shpresat e paplotësuara, situatat e vështira, dështimet dhe konfliktet janë të së kaluarës. Ti mund të ndryshosh, lëre të shkuarën të shkojë. Mos shpenzo energji në inat, në zhgënjimet apo fyerjet. Ato të bëjnë të burgosur të së kaluarës dhe të mbajnë të lidhur për bekimin e së ardhmes. Lëri disa gjëra të kalojnë dhe pa u dhënë rëndësi. Mos u bëj pre e fyerjeve, frikërave dhe dështimeve e tyre, dorëzoja ato Zotit, ato vetëm rëndojnë në ty dhe bëhen barrë shumë e madhe për të ecur përpara.

4.     Është quajtur punë për një arsye

Suksesi apo çdo gjë tjetër kërkon punë. Kur je duke dëgjuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, mos harro të gjithë punën që u desh për të arritur aty. Duhet kohë për të ndërtuar një karrierë në biznes, punë përgatitore, kohë për të mësuar dhe dështuar, kohë për të ndërtuar një rrjet kontaktesh dhe kohë këshillimi e mbështetje nga të tjerë. Juve ju duhet të bëni punë që nuk ju pëlqejnë, apo të ecni nëpër male që nuk do të dëshironit të shkonit. Të ndërtosh këtë ëndërr, të duhet të veprosh me një disiplinë spartane në mes lodhjeve dhe dështimeve. Por vetëm shija e fitores dhe shperblimi te  Zoti të bën të vazhdosh përpara.

5.     Ji vetvetja

Ju jeni kritiku më i mirë i vetes, por gjithashtu dhe mbështetësi më i mirë. Nëse nuk jeni konfident në vlerat tuaja, aftësitë dhe kontributin tuaj, atëherë mos e prisni nga njeri tjetër. Ju duhet të besoni në vlerat tuaja të brendshme. Çdo njëri nga ne ka diçka për të ofruar, ndoshta nuk e dini se cilat janë këto vlera. Nuk të duhet të jeni të aftë për të parë komplet veten tuaj. Vetëm se nuk jeni në gjendje të përfytyrosh se deri ku mund të arrijë suksesi juaj, nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodhë, apo për shkak se keni dështuar apo keni gabuar nuk do të thotë se ju nuk mund t’ja dilni në të ardhmen. Ju mund të bëni shumë më tepër se sa imagjinoni.

6.     Mos i humb mundësitë

Ti nuk e di se kur një ish-shef, koleg, partner biznesi apo i njohur mund të jetë në dispozicion. Mundohuni të krijoni dhe të mbani marrëdhënie të mira dhe larg thashethemeve. Tregoni respekt dhe jini të hapur për mundësi të reja. Ruajini marrëdhëniet dhe lidhuni edhe në rrjete të tjera miqësish. Një rrjet i gjerë miqsh dhe kolegësh apo lidhjesh të tjera krijojnë dhe janë burime informacioni dhe mbështetjeje për ju në të ardhmen.

7.     Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme

Paraja është e rëndësishme. Ne të gjithë kemi faturat për të paguar dhe e kuptoj plotësisht. Por, në fund të fundit paraja nuk është qëllimi përfundimtar. Kënaqësia që vjen nga një punë e bërë mirë, duke kontribuar në diçka që ia vlen, janë qëllime motivuese dhe sigurisht çojnë në një jetë të lumtur dhe  me më pak stres.

Reklama “Pasuri = Lumturi” është e gjitha gënjeshtër. Paratë nuk mund t’ju izolojnë nga vuajta apo dhimbja, nga konfliktet apo të përmirësojnë marrëdhëniet mes atyre që ke afër. Paraja është thjesht një monedhë që ju lejon për të ngrënë,  për t’u veshur dhe për të jetuar. Paraja nuk është shkop magjik.

8.     Mos ki frikë të reagosh

Merr një qëndrim dhe fol për gjërat që nuk të pëlqejnë. Ti mund të dalësh mbi turmën. Nëse diçka është e rëndësishme për ty, atëherë merr një qëndrim dhe për këtë gjë edhe pse ajo mund të duket jo e modës. Asnjëherë mos e kompromento integritetin tënd.

Një person mund të bëjë një ndryshim dhe të hedhë dritë mbi padrejtësinë. Nëse nuk është e drejtë, atëherë ngrihu dhe reago.

Ji i ndryshëm, ji vetvetja. Mundohu qe te jesh pozitiv ne ndryshimin e shoqërisë, qëndro në vlerat e tua dhe ji mendjehapur për të kuptuar dhe ndryshimet pozitive.

Ndërsa përpiqesh të jesh i arsyeshëm, me integritet, i respektueshëm dhe i vëmendshëm, theksi është më shumë mbi provën dhe të qenit “të përshtatshëm.”

9.     Nuk është garë

Ne kemi shumë për të bërë, shumë për të arritur dhe shpesh ndihesh sikur je me nxitim për të arritur atje. E di që është e mundshme të jetoni më shumë se 80 vjeç. Kohë e mjaftueshme për të ndryshuar  karrierë, të kesh fëmijë dhe të shijosh çdo detaj të jetës që Zoti ta ka ofruar si dhuratë.

Nuk keni pse ti bëni të gjitha në të njëjtën kohë, nëse do të përpiqesh t’i bësh të gjitha në të njëjtën kohë, nuk do të kesh mundësi t’i shijosh, por më e keqja është se do të humbasësh miqtë, familjarët apo dhe shëndetin tuaj. Merri gjërat me radhë, njëherë njërën dhe pastaj tjetrën. Mos e vendos veten në një garë shpejtësie.

10.  Shiko për të mirën në çdo gjë

Shiko aspektin e mirë te njerëzit. Falendero Zotin ne  momentet e lumtura, të vogla apo të mëdha. Kërko mësimet dhe mundësitë për t’u rritur në situatat e vështira. Ji inkurajues dhe ndihmës në vend të të qenit negativ dhe kritik. Afro ndihmë sa herë të jepet mundësia.

Kjo nuk do të thotë që të vendoshësh syzet e të verbrit dhe të injorosh të keqen, pandershmërinë, mungesën e respektit. Palumturia dhe e keqja ekziston dhe ju do t’ju duhet të përballeni dhe të merreni me to. Por mos lejoni që ato të ndryshojnë kolorin e jetës dhe ta bëjnë të vështirë atë. Nëse ju shikoni botën rreth jush dhe sfidat e jetës me syrin e ISLAMIT, atëherë do të keni një jetë shumë më të këndshme dhe te lumtur.

Jeta është serioze – dhe ndonjëherë e vështirë – por ju mund të vazhdoni të jeni optimistë dhe shpresëdhënës ne rrugen drejt ZOTIT.

Burimi:http://syri-islam.orbs.com/

Pershtati per ju:Sh.Bici

 
Lini një koment

Postuar nga më 2 Maj, 2012 te Uncategorized

 

Barbarizmat serbe ne krahinen e Lumes

 

Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova ( më këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb.

Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan, për popullin shqiptarë ishte i papranueshëm, dhe duke qenë kështu shqiptarët qenë të detyruar ta vazhdojnë luftën për çlirimin e Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë londineze. Pas përfundimit të luftës së parë ballkanike, drejtuesit e kryengritjes Shqiptare, filluan përgatitjet për një  kryengritje të re kundër pushtuesve serbo-malazez. Kryengritja nisi në shtator 1913 në Dibër, për të vazhduar në Tetovë, Gostivarë, Ohër etj., ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit 1913 ajo u shtri edhe në veri, në drejtim të Kalasë së Dodës për të vazhduar me shpejtësi në Lumë, në Gorë, Opojë-Vërri, deri në Prizren, si dhe në krahinën e Hasit, të Krasniqes e të Gashit deri në Gjakovë.

Sukseset e kryengritësve shqiptarë, ndonëse e tronditën rëndë Nikolla Pashiqin dhe kabinetin e tij qeveritar, në fund të shtatorit e fillim të tetorit 1913, me ndihmën e Rusisë dhe Francës, bëri përgatitje të shpejta për shuarjen e kryengritjes, dhe me këtë rast përgjatë tërë vijës frontale të luftimeve, aktivizoi rreth 70 mijë trupa ushtarake. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan.

Ushtria serbe gjatë këtij operacioni pushtues, ushtroi një terror të pashembullt ndaj popullit shqiptar, edhe pse qeveria serbe në Beograd kishte shpallur formalisht një amnesti. Kudo që shkeli këmba e ushtarit serbë, vrau e masakraoi shqiptarë, si dhe plaçkiti, dogji – shkrumoi e shkatërroi çdo gjë që gjente para vetes.

Përmasat e masakrave serbe

     Për përmasat e masakrave serbe ka shkruar shtypi shqiptar dhe i huaj, ndërsa Leon Freundlich i ka përmbledhur në një libër me titull Albaniens Golgotha 1913 „Golgota Shqiptare 1913“. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, “Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha” i botuar në dhjetor 1913, shpalos detalisht masakrat serbe të kryera në Dibër dhe në Lumë, edhe pas „amnistisë“ së proklamuar nga Beogradi. Ky raport, ëshët botuar edhe në gazetën e përditshme “Corriere delle Puglie”, Bari, XXVI, 354, të datës 21 dhjetor 1913. Të njejtat dëshmi nën titullin „Barbarizmat serbe“ janë publikuar edhe nga atdhetari Sotir Koleja, të cilat më pastaj janë botuar edhe në gazetat shqiptare: „Kalendari Kombiar, Sofje 1914 faqe 73-91, dhe „Lirija e Shqipnisë“ Nr. 94, datë 8-21 maj 1914 faqe 4 dhe Nr.95 datë 9-22 qershor 1914 faqe 4.

Në materialin e titulluar „Barbarizmat serbe“ më 23 dimenuer (dhjetor)  1913, Sotir Koleja shkruan: ”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punoj ushtrj’ e Serbisë në rrethet’ të Dibrës, të Dibrës së poshtme dhe të  Lumës në Shqipërinë e veriut, pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti (publikoj) amnestijen guverna e Serbisë. Nga këto që u panë dhe u shenuan, thotë z.Koleja – mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan, as s´i mban goja për me i tregue“.

 

     Ndërkaq në raportin zyrtar të paraqitur Fuqive të Mëdha, thuhet :“ Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bëra pas revoltës së malësorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishëm, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.“

 

Masakra në rrethin e Lumës

Në Shullan: ushtria serbe plaçkiti tërë fshatin, dogji 5 shtëpi dhe shkoi në bajonetë gjithë gjindjen. Shpëtuan vetëm 3 njerëz, sepse u ndodhën jashtë fshatit, kur therej gjindja…

Në Topojan: Fshatin e dogjën fund e krye dhe gjindjen, si nja 500 vetë, burra, e gra të çdo moshe i vranë me bajonetë.

Në Ceren: Plaçkitën gjithë çka gjetën, rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë.

Në Bushtricë: Dogjën tre shtëpi, morën 50 kuaj…

Në Palush: Dogjën fshatin fund e krye dhe vranë e hodhën në zjarre më tepër se 100 vetë, gra, burra dhe kalamaj.

Në Gjegje: Plaçkitën fshatin dhe rrëmbyen 27 lopë e 130 bagëti .

Në Matranxh: Bënë  rrëmujë gjithë katundin dhe rrëmbyen 4 kuaj, 17 qe e 400 dhen.

Në Vasije: Përveç të plaçkiturit e shtëpive, morën 230 krerë bagëti, 32 lopë, 15 kuaj dhe 2 mushka.

Në Barruc: Morën gjithëçka kishte fshati si dhe 13 lopë, 14 dele dhe 6 kuaj.

Në Gjabër: Bënë plaçkë fshatin dhe morën 3 gomerë, 25 dhen e dhi, 4 kuaj dhe 40 lira turke.

Në Drazh: Përveç katandisë dhe ushqimeve, sidomos 500-600 okë fasule, morën 2 kuaj dhe 250 berre.

Në Gjin: Plaçkitën fshatin dhe morën 400 berre, 5 lopë e 1 kalë.

Në Kalis: Bënë rrëmujë gjithë gjënë, dogjën 40 shtëpi dhe vranë 67 vetë: gra, burra e kalamaj dhe rrëmbyen 500 krerë bagëti, 50 lopë, 10 kuaj, 10 gomerë,4 mushka.

Në Lusën: Dogjën 25 shtëpi, therën 52 vetë (76 vetë-Sh.B) rrëmbyen 1000 bagëti, 100 lopë, 6 mushka, 10 gomerë, 25 kuaj.

Në Vilë: Plaçkitën e dogjën 6 shtëpi…

Në Ujmisht: Plaçkitën e dogjën 21 shtëpi dhe vranë 15 vetë si dhe rrëmbyenberra, 50 lopë dhe 30 kuaj.

Në Xhafere: Këtë fshat prej 25 shtëpiash e dogjën fund e krye dhe gjithë  gratë e burrat i vranë me bajoneta, dy veta që s´u ndodhën në fshat, shpëtuan.

Në Brekijë: Edhe këtë fshat prej mëse 150 shtëpiash e bënë hi dhe njerëzit, sa u ndodhën aty…

Në Lojme: dogjën 60 shtëpi dhe therën gjithë meshkujt, gra e çiliminj.

Në Nimçë: Katundin e bënë hi nga njerëzit shpëtuan vetëm 5 vetë, të tjerët, burra, gra e foshnje i shkuan në bajoneta.

Në Përbreg: Fshatin e tërë e dogjën dhe e bënë hi  dhe gjithë njerëzinë, 375 veta burra, i shkuan në bajonetë.

Në Surroj: Dogjën 130 shtëpi dhe vranë 55 burra e 2 gra, të cilat i zunë besë amnestijes…

Në Novosej: I vunë zjarrë tërë fshatit.. serbërit arritën  që të vrasin të shoqen e Islamit, Hanxhiut, katër fëmijët e tij, dhe tërë fëmijët e Ramadan Isufit, të cilët i hodhën të gjallë në zjarrë. Gjë e gjallë që rrëmbyen serbët janë: 40 kuaj, 280 lopë e  qe, 1300 dhen e dhi.

Në Bardhoc: Dogjën tërë gjanë e Haxhiut të Bardhocit.

Në Sulaj (Sumaj): Dogjën 24 shtëpi vranë një fshatar dhe rrëmbyen 500 dhen, 10 dhi,10 kuaj.

Arrëzë: Dogjën 10 shtëpi dhe vranë 8 vetë.

 
1 Koment

Postuar nga më 28 Prill, 2012 te Uncategorized

 
Anësore

Pse Falem ?!

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë.

Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102) “O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1) “O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr… Pse falem?! Miku im i dashur, es-selamu alejkum. Kam dëgjuar disa fjalë të cilat dëshiroj të t’i shkruaj në këtë letër, me shpresë se do të kenë efektin që kanë pasur në mua. Shumica e njerëzve sot sillen me neglizhencë ndaj namazit dhe e lënë pas dore, për disa bile është një barë e rëndë. Nëse i përkujton për namazin, ata të përmendin lloj-lloj arsyesh. Disa arsyetohen se janë të zënë me punë shumë të rëndësishme, disa arsyetohen duke thënë se i kanë rrobat e papastra, andaj edhe nuk munden të falen, e kur të kthehet në shtëpi do ti ndërron rrobat dhe do të falet, edhe pse në këtë gjë është gënjeshtar. Tjetri pranon se është i dobët në këtë drejtim dhe e përsëritë fjalën: All-llahu na udhëzoftë. Kurse një grup tjetër, janë të pamoralshëm, krenohen me mëkate, dhuntitë e All-llahut i përballojnë me përbuzje, e nënçmojnë namazin dhe namazlitë, edhe pas kësaj pretendojnë se janë musliman. Vallë, çka kanë këta njerëz që kur përmendet All-llahu u ngushtohet zemra, e kurse kur thërriten në mëkate ata thonë: dëgjuam dhe respektuam. فَمَا لَهُمْ عَنْ التَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ(49)كَأَنَّهُمْ حُمُرٌ مُسْتَنْفِرَةٌ(50)فَرَّتْ مِنْ قَسْوَرَةٍ(51) “Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur’anit)? Ata ishin si gomarë të trembur (të egër). Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit)”. (El-Mudethir: 49-51). Eja vëllau im, të analizojmë qëndrimet e tyre dhe të shohim shkaqet për të cilat ata e lënë namazin. Vallë namazi është gjobë të cilën duhet paguar, ashtu siç paguhen disa gjoba dhe taksa të padrejta? Ose vallë namazi është vetëm për të humbur kohën, kurse njeriu s’ka kohë tepër që ta harxhon në gjëra të padobishme? Ose namazi është princip i detyrueshëm, ashtu siç janë edhe principet e ndonjë shteti diktatorial? Vallë namazi ia përkufizon liritë njeriut dhe e pengon nga realizimi i tyre? Vallë namazi është një gjë lejuar, e kush do e fal e nuk shpërblehet dhe kush nuk do nuk e falë e nuk denohet? Vallë, All-llahu ka nevojë për namazin tonë? C’farë dobi fiton njeriu nga namazi? Cila është humbja që e përfiton nëse e lë namazin? Pse…? Si…? Etj. Shumë pyetje sillen në mendjen e njeriut, e inspiron shejtani edhe epshi i tij, e nëse nuk mundet të gjejë përgjigje, dobësohet dhe nënçmohet, vepron negativisht dhe devijon, i zbukurohen punët e këqija, kurse mendimi i keq i bëhet më i qëlluari dhe kapet për te. E ndihmon me polemika sterile, me shpresa boshe, gjersa të hedhet shtatëdhjet vjet në zjar të xhehenemit pa hetuar. E nëse di të përgjigjet mirë, i asgjëson dilemat, e arbitëron mendjen dhe logjikën dhe sjellë argumente me të cilat e mposhtë dhe e dobëson epshin e tij. Le të fillojmë tani t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve një nga një. Do të mundohemi t’i japim aso përgjigje që nuk lënë vend për dyshimin e ndonjë njeriu, e nëse edhe pas kësaj ia kthejnë shpindën namazit, atëherë ata janë zullumqarë. Një: Shoku im. Namazi nuk është gjobë e cila duhet paguar, e as taksë në para e cila duhet dhënë, por është emanet, pronari i së cilës pesë herë në ditë shikon se si do të sillesh ndaj këtij emaneti, a do ta ruash ose do ta hedhish nëpërkëmbë, a do të jeshë i sinqertë dhe besnik ose do ta neglizhoshë. Po, nuk është gjobë e as taksë, por është konfirmim i të vërtetës dhe falënderim ndaj dhuntive, argument për pastërtinë e shpirtit, shprehje e dashurisë dhe nderimit që e ke ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. A nuk sheh se të gjithë njerëzit madhërojnë ndokend në shpirtin e tyre, i madhërojnë ata që i mendojnë se janë më me vlerë dhe më të dobishëm, u kthehen atyreve në vështirësi dhe gjëra të komplikuara, kërkojnë bereqetin e tyre në raste të ndryshme dhe marin simbole të cilat i përkujtojnë çdo herë që i harojnë. A nuk i sheh të krishterët të cilët e konsiderojnë për zot Isaun [alejhis-selam], kurse kryqin e kanë simbol, të cilin e vëndojnë mbi kishat e tyre dhe e vjerin në qafë, për ta përkujtuar çastin dramatik, sipas tyre! C’kanë çifutët të cilët e adhurojnë Uzejrin, i adhurojnë varet e ndryshme, dhezin qiri dhe u luten. Ata ma fetar nga radhët e tyre e vëndonjë një kapelë në majë të kokës, si shenjë e tyre! Kurse nga dita që kanë ardhur në Palestinë, yllin gjashtë rema e konsiderojnë simbol të tyre. C’kanë mexhusët që adhurojnë zjarin, e hindusët që adhurojnë lopën, e ata batonij të cilët adhurojnë djallin?! Të gjithë këta njerëz adhurojnë zotra përveç All-llahut, i shenjtërojnë dhe u falen dhe u afrohen, edhe pse janë të kota sikurse mendimet e tyre shterpe, nuk u sjellin dobi e as dëm. Mirëpo prap se prap, nuk ua mohon faljet e tyre, kurse e mohon faljen time, edhe pse është e vërtetë, ka pozitë dhe dobi! Ata, çfarë dobi fitojnë nga ata falje të ndryshme, çka mund tu ndihmojnë zotërat e tyre, a u përgjigjen lutjeve të tyre, a e kuptojnë gjuhën e tyre, a e dinë se çka u bënë dobi e çka u bënë dëm, a i furnizojnë, a i ngjallin, a i shërojnë, a e largojnë prej tyre të keqen, a e sjellin shiun, a i ngjallin bimët, etj?! Ata asgjë nga kjo nuk mund të bëjnë, mirëpo prap se prap i adhurojnë, në thellësi të shpirtërave të tyre i konsiderojnë të shenjtë dhe të vlefshëm, edhe këtë konfirmim e tregojnë nëpërmjet faljeve të tyre. Shoku im, nëse një njeri ta jep një pjesë të ëmbëlsisë, ose të ndihmon gjatë bartjes së valigjeve, ose të udhëzon në rrugë, ose e shtynë me ty veturën tënde që të ka mbetur në rrugë, ose ta afron diç që të ka rënë, a nuk i thua këtij njeriu: të falëmenderit, a nuk e nderon dhe vlerëson veprën e tij dhe shpreson tia ktheshë këtë të mirë ma mirë se sa të ka bërë ai?! Po, edhe unë si ti jam njeri, i cili nuk e harojë të mirën, e konfirmojë bamirësinë, ia dijë për nderë atij që më ka bërë mirë, falënderohem për dhuratë. Aq sa ma shumë më bënë mirë, aq ma tepër i falënderohem. Vallë a ka dhurues të të mirave dhe bamirës më të madh sesa All-llahu, i cili ma ka dhuruar mendjen dhe shqisat, më ka dhënë rizk të mirë, më ka dhënë shëndet dhe fuqi, më ka udhëzuar në fe të vërtetë, më ka dhënë familje dhe evlad, më ka lindur në vend të mirë mes shokëve të mirë dhe fqinjëve të ndershëm?! Jo, nuk ka në gjithësi qenie që më ka bërë mirë më shumë se All-llahu, vallë a nuk duhet ta falënderoj për këto dhunti, pasiqë e falënderoj njeriun i cili më ka bërë të mira ma të vogla se kjo?! Besoj se edhe ti je me mua në këtë falënderim ndaj All-llahut dhe se më përkrahë në këtë drejtim, bile ndoshta edhe më detyron nëse sheh tek unë dobësi dhe mangësi në këtë drejtim, pasiqë nuk ke dëshirë të jem njeri që i përbuzi të mirat dhe i mohoj ato. Falënderimi vjen mvarësisht nga vlera e dhuratës dhe pozita e dhuruesit. Falënderimi im ndaj atij që ma jep një copë ëmbëlsirë nuk është sikur falënderimi im ndaj atij që më jep një kuti me ëmbëlsira! Nuk është njejtë kur të kërkojë lapsin që më ka rënë nga një fëmijë dhe nga një i vjetër! Forma e falënderimit të cilën e Do All-llahu prej meje është të vëndojë ballin tim në tokë, në shenjë të pranimit të Zotërisë së Tij, në shenjë të shenjtërimit të hyjnitetit të Tij dhe në shenjë të pranimit të mirësisë së Tij. Njerëzit përkulen para idhujve të ndryshëm edhe pse ata në realitet asnjë të mirë nuk ua kanë bërë, bile i devijojnë nga e vërteta dhe udhëzimi. Shumë njerëz e ulin kokën para kryetarëve dhe mbretërve, pse mos ta uli kokën para Mbretit të mbretërve, Krijuesit të gjithësisë, Zotit të qiejve dhe tokës, i Cili bënë dobi dhe dëm, jep dhe ndalon, ngjallë dhe vdes dhe bënë llogari për gjëra të mëdha dhe të vogla?! Dy: Miku im i dashur. Namazi nuk është humbje kohe. Sepse njeriu kur ikë nga zhurma e punës, nga zërat e atyreve që vijnë dhe shkojnë, përvidhet nga lodhja e shitblerjes, polemikave dhe pazarllëqeve, mësimit apo mësimdhënies, ose realizimin e kërkesave të klientëve dhe ndalet në vendfaljen e tij, larg prej të gjitha këtyre gjërave, i qetësohet shpirti, i rehatohet zemra, i pushon trupi, i fiket hidhërimi, i kufizohet epshi dhe ndalet disa minuta duke iu drejtuar Atij që e do. Kërkon prej Tij ndihmë dhe përkrahje, kërkon forcë për të mira, durim në luftim të epshit, falje nëse gabon ndaj ndokujt prej krijesave me shiqim të zymtë, ose fjalë të vrazhda, ose sjellje të egër. Pra, këto minuta, janë mbushje me energji dhe freskim. Nga kjo pikë e lartë, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur mërzitej dhe dëshpërohej në ndonjë gjë, nxitonte në namaz dhe nëse kthehej i lodhur nga ndonjë betejë, i thoshte Bilalit [radijall-llahu anhu]: “Na qetëso me namaz”. Që të jetë namazi qetësim nga lodhjet e jetës dhe problemet e saja. Njeriu është i krijuar i dobët, me forcë të kufizuar, nuk ka mundësi të punojë vazhdimisht, andaj ka nevojë për pushim trupor dhe shpirtëror, e këtë nuk e ka përveç se në namaz, kurse pushimi është gjysma e jetës. Për këtë, All-llahu e ka bërë natën pushim, kurse gjumin rehati. Sa kohë kalon njeriu në namaz? Nëse zgjatë, nuk zgjatë ma shumë se një çerek ore. Atëherë, o ti njeri i mençur tregohesh koprac për këtë pjesë të vogël të kohës, përballë këtyre dhuntive që i fiton nga namazi, kurse orë të tëra i kalon në vizita dhe ndeja të ndryshme! Tre: shoku im i dashur. Namazi nuk është princip politik i ndonjë kryetarit diktatorial, i cili e detyron popullin e tij me vullnet ose pa vullnet t’i zbatojnë mendimet e tija. Namazi është zbatim i një feje, të cilën e pranon njeriu nga bindja dhe dëshira, nuk ka detyrim e as përdhunim, sepse “s’ka përdhunim në fe”. Nuk është princip politik i cili ndryshon prej kohës në kohë, ose mvaret nga mendimet e kryetarëve. Nuk është kanun njerëzor, i cili shkruhet sot dhe polemizohet nesër, ndryshohet pasnesër që të ç’rrënjoset krejtësisht ditën tjetër. Ose vonohet zbatimi derisa të caktohen përgjegjësit, ose derisa ta vërteton pushteti më i lartë. Eshtë një rukën (pjesë përbërëse) i Islamit, është rukni më kryesor i Islamit, pas dëshmisë. E ti o musliman, pasiqë je i kënaqur me këtë fe me vullnet të lirë dhe dëshirën tënde, askush nuk të ka detyruar, atëhere duhet ti zbatosh urdhërat e kësaj feje tërësisht. Sigurisht ti e di se secili njeri është i obliguar të respektojë ligjet e vendit ku jeton, nëse nuk i respekton është mes dy gjërave: ose do ta respekton me nënshtrim, ose do të jep dorëheqje nga nënshtetësia e atij vendi dhe do të largohet nga ai vend. Habitem, mund një njeri ti frikohet policit e nuk i frikohet Zotit, Krijuesit të qiejve dhe të tokës?! Shiko me mua edhe një herë. Nëse dhezet llamba e kuqe ndalen me dhjetra vetura, bile me qindra, e asnjë veturë nuk mund të kalojë, edhe nëse në ato vetura gjinden njerëz të mëdhenjë. Vallë, si ka mundësi njeriu mos të kalon në llambë të kuqe të semaforit, kurse kanë guxim të thejnë ligjet e All-llahut dhe ti shkelin kufinjtë e Tij, ta sfidojnë me mëkate dhe harame?! Vallë, kjo është argument për plotësinë e mendjes së tyre?! Gjyko ti, dhe bëhu i drejtë! Katër: Namazi nuk është përkufizim i të drejtave të njeriut e as pengim nga zbatimi i lirive të veta. Të gjithë njerëzit janë të pajtuar se ata nuk janë kafshë të cilat jetojnë mbi ruzullin tokësor, ashtu sikurse jetojnë edhe kafshët nëpër male, por kanë liri dhe liria e tyre është absolute, sikurse në besim ashtu edhe në vepra edhe në fjalë, mirëpo janë të kufizuara me ligj të përgjithshëm, po sikur mos të ishte ky ligj dhe këto rregulla, kurrë nuk do të rregullohej jeta, as që do të lindnin popuj, e as që do të rregulloheshin gjërat në bazë në dobisë së ndërsjelltë mes njerëzve, bile as që do të vazhdonte gjinia njerëzore. Edhe hipikët, të cilët bëjnë çdo gjë që u bjer ndër mend, të cilët jetojnë nëpër rrugë sikurse qentë endacak, nuk kanë mundësi t’i kundërshtohen ligjit të shtetit ose urdhërave të pushtetit. Bile edhe kafshët nëpër male kanë ligj, sipas të cilin jetojnë. Po të pyesish ndonjë të specializuar në biologji do të sqaronte vërtetësinë e asaj që jam duke e thënë. Ndoshta shembulli më i afërt është shembulli i disa bletave të cilat ndihmohen mes vehte dhe i mizave të cilat i ndihmojnë njëra tjetrës në mbledhjen e mbeturinave të ushqimit. Edhe ti, o musliman, je i lirë në çeshtjet e tuaja personale, hanë ose agjëron, flenë ose nuk flenë, udhëton ose nuk udhëton, blenë ose shetë, kurse kjo liri është e përshkuar me një sistem hyjnor dhe e kufizuar me kufinj të sherijatit. Prej lirisë tënde është të tërhiqesh disa minutë nga puna jote që të pushosh në xhami, ku do ta ktheshë forcën dhe aktivitetin tënd dhe të dalish nga xhamia i mbushur me energji nga ndihma hyjnore e ta kryesh detyrën dhe misionin tënd. Prej lirisë tënde është që të jeshë i kufizuar me sistemin hyjnor, i cili ti ka ofruar të gjitha shkaqet e lumturisë dhe komoditetit në dynja dhe ahiret. Prej lirisë tënde është që mos ti nënshtrohesh asnjë fuqie tokësore, pasiqë fuqia e All-llahut është me ty, e të mbron dhe të ndihmon. Prej lirisë tënde është të thuash, të duash, të veprosh atë që dëshiron, të shkruash atë që të pëlqen, të tregtosh me çka dëshiron, me kusht që mos të kalosh kufijtë tuaja, sepse me kalimin e kufinjve tua, i mer nëpërkëmbë të drejtat dhe kufinjtë e tjerëve. Këtë e ndalon Islami por edhe ligjet njerëzore. Pesë: shoku im i dashur. Namazi nuk është gjë e lejuar, sikurse gjërat e thjeshta të jetës, nëse e vepron nuk shpërblehesh dhe nëse nuk e vepron nuk denohesh. Përkundrazi, është gjë e prerë dhe rigoroze. Ka kohë të caktuar, formë të veçantë, metodë të dalluar, plan të vizatuar, nuk ke të drejtë ta devijosh me shtesë ose pakësim, ose ta ndryshosh me dhënie përparësi ose vonim. Eshtë mu sikur kafshata e cila vëndohet në gojë e jo në veshë. Eshtë mu sikur ajri, i cili depërton nga hunda dhe goja në mushkëri e jo nga këmbët. Nëse ti mund ta urdhërosh rahjen e zemrës tënde, ose punën e mushkërive tua, atehëre fol edhe për namazin. Namazi i ngjanë kryerjes së detyrës tënde, nëse je nëpunës, ose shitblerjes, nëse je tregtar, nëse e kryen detyrën tënde dhe vazhdon punën tënde, në fund të muajit e mer shpërblimin tënd, rrogën dhe e mbush xhepin tënd me fitim. Kurse po mungove nga puna dhe nuk e kreve detyrën tënde, nuk do ta marish rrogën e as nuk do të fitosh. Shumë herë jep llogari njeriu edhe për gjërat e lejuara ashtu sikurse jep për gjërat obligative. Nëse një njeri në mes nate, e hap zërin e radios deri në fund, ose fillon të këndosh me plotë gojë, sigurisht se do tu pengosh fqinjëve tuaj dhe do të qortojnë, do ta trokasin derën që tia ndalish zërin radios ose të heshtish, përndryshe do të denohesh! A nuk është dëgjimi i radios gjë e lejuar për ty, e dëgjon kur të duash dhe si të duash, atëherë, pse e kufizon lirinë tënde?! Do të përgjigjeshim duke thënë: t’i e ke përkufizuar lirinë tënde me ligj të veçantë ose të përgjithshëm, të cilin nuk guxon ta kalosh. Atëherë si do të jetë puna me robët e All-llahut, të cilët i kanë besuar Hyjnitetit dhe Zotërimit të Tij, janë të kënaqur me fenë dhe sherijatin e Tij, vallë janë të lirë në ibadetin dhe namazin e tyre, ose janë të kufizuar me urdhëra dhe të detyruar t’i zbatojnë?! Gjashtë: Po. Namazi është nevojë e domosdoshme, të cilën e kërkon jeta e njeriut, ashtu siç e kërkon ushqimin dhe pijen. Ashtu sikurse ushqimi dhe pija janë lënda e trupit dhe jetës, ashtu është namazi mbajtës i shpirtit dhe lënda e qetësisë, e ngritë pronarin e sajë nga gjërat pa vlerë, saqë drejtohen të gjitha gjërat e tija ashtu sikurse ai drejtohet në namaz. Namazi është vija ndarëse mes besimit dhe mosbesimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Mes mosbesimit dhe besimit është lënja e namazit”. Cka fiton Islami nga këta musliman falsifikat, të cilët i kundërshtojnë urdhërat e tij?! A nuk i ngjanë fëmiut të padëgjueshëm, i cili është me prejardhje nga ndonjw familje e ndershme, mirëpo aspak nuk u ngjanë atyre me sjellje?! A mund tw shpresojmë të mira pwr njeriu, i cili aspak nuk shpreson për vehten e tij të mira?! Ne muslimanët, nuk dëshirojmë të jemi sikur shkuma, numërojmë me qindra milion, kurse të mirët në radhët tona tw numrohen me dhjetra. Por një plumb i mbushur me barut, me të cilin mundemi ta vrasim armikun është më mirë sesa të kemi një grusht me plumba pa barut. A ka mundësi të ngritet një godinë me njëqind shtylla, nëse në mes nuk ka shtyllë, kurse shtylla e mesme dhe kryesore është namazi. Namazi është gjë e domosdoshme në jetën e njeriut, sepse ia përmirëson sjelljen, ia përsosë natyrën, e pengon nga vendi i prishjes dhe devijimit dhe largon nga amoraliteti dhe punët e këqija. Si ka mundësi të bëjë mëkat ai njeri, i cili e di se do të qëndrojë para All-llahut, kurse ky qëndrim nuk pranohet prej tij, nëse nuk është i pastërt edhe në shpirtë edhe në zemër edhe në trup. A nuk keni parë se shumica e muslimanëve e lanë alkoolin kur zbriti ajeti: يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْرَبُوا الصَّلَاةَ وَأَنْتُمْ سُكَارَى حَتَّى تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ “O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni,..”. (En-Nisa: 43). Si ka mundësi t’i afrohen namazit, kur ata janë ndotur me ndytësirën e alkoolit?! Ata doemos duhet t’i afrohen sepse duhet falur pesë herë në ditë, për këtë duhet larguar tërësisht nga alkooli, që të jenë vazhdimisht të gatshëm për ta takuar All-llahun e Madhërishëm. Shoku im. Namazi është peshojë me të cilën njeriu i peshon veprat e veta që i ka bërë mes dy namazeve, ashtu sikurse e llogaritë mjeku temperaturën herë pas here. Nëse veprat e tija janë të mira i thotë: duro dhe vazhdo, e nëse i ka të këqija, i thotë: kthehu dhe përqendro. Kur ta dëgjojë muezinin duke thënë: All-llahu Ekber, i kujtohet dhe kupton se All-llahu është më i Madh se sa puna në të cilën është, andaj largohet prej dunjasë dhe i përgjigjet ftesës së All-llahut. Të jeshë i bindur, se njeriu që falet, është njeriu nga i cili shpresohet mirësi dhe fe, edhe pse mund ta gjeshë shpesh herë të devijuar, mirëpo do të vjen dita kur ky namaz do ta largojë nga punët e këqija, sepse ky njeri në namaz lexon Kur’an, ai edhe pse shumë herë e lexon Kur’anin pa vëmendje, do të vijë çasti dhe momenti kur do të jetë i vëmendshëm, e do të lexojë ajete që do tia dridhin zemrën dhe do të zgjohen emocionet e të mirës te ky njeri. Këtë e ndihmon ajeti: وَأَقِمْ الصَّلَاةَ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ “…fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat,…”. (El-Ankebut: 45). Kurse ai që nuk falet nuk lexon Kur’an, e ai që nuk lexon Kur’an nuk përfiton nga Kur’ani, andaj mbetet në devijim dhe lajthitje. Shtatë. Vëllau im i dashur. All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ka nevojë për namazin tënd, por ne kemi nevojë që t’i falemi, Ai ska nevojë për krijesat, kurse mbarë krijesat janë të varfura për Te. يَاأَيُّهَا النَّاسُ أَنْتُمْ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ(15)إِنْ يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ(16)وَمَا ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ(17) “O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë”. (Fatir: 15-17). All-llahu [subhanehu ve teala] i ka krijuar njerëzit, të xhveshur, të zbathur, me duar të zbrazta, me trup të dobët dhe me mendje të ngurtë, nuk dinë të bëjnë dallim me hurmës dhe gacës, nuk mund t’i bëjnë vetvetes as dëm e as dobi, i ushqen e i forcon, i përkrahë me shëndet, mendje e pasuri, çdo gjë që ka mbi tokë e qiej ia nënshtron njeriut, i dhuron dhunti të brendshme dhe të jashtme, e a pas këtyre dhuntive që ia jep njeriut, Ai Mbreti i mbretërve, në Dorën e Tij janë depotë e qiejve dhe tokës, ka nevojë për namazin tonë?! Jo, ai aspak s’ka nevojë për namazin tonë, por namazi ynë është deklaratë e qartë për dashurinë tonë ndaj Tij, pranim i dhuntive që na i ka dhënë. Kurse ata që e neglizhojnë namazin, edhe atyreve All-llahu u ka dhënë dhunti po sikur neve, ndoshta edhe ma shumë se neve, mirëpo ne i konfirmojmë dhuntitë e All-llahut, kurse ata i mohojnë. Ata kanë haruar ditën kur kanë lindur, atë ditë kur nuk posedonin asgjë, e kanë haruar ditën kur do të vdesin dhe të gjithë pasurinë që e kanë tubuar do t’ia lënë pasardhësve të tyre, ata do të kënaqen me atë pasuri, kurse ata do japin llogari. Këta njerëz janë treguar kryelartë ndaj adhurimit të All-llahut dhe i kanë kalur kufinjtë e Tij, andaj fundi i tyre është në xhehenem. إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ(60) “…e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. (Gafir: 60). Pse mbetesh musliman, o ti që nuk falesh, pasiqë je i panevojshëm për Islam?! Pse nuk falesh nëse je i bindur në Islam?! A të vjen keq të të thonë se je fetar dhe i frikohesh All-llahut?! A gëzohesh nëse të thonë se je mëkatar dhe e sfidon All-llahun?! Vallë, si ka mundësi të respektosh kryetarët tu, kurse nuk respekton All-llahun?! Vallë, kryetarët janë më të vlefshëm te ti sesa All-llahu?! All-llahu është më i larti dhe më i madhi. Husejn ibn Ubejdi erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ta qortuar ate për shkak të sfidimit të mushrikëve kurejshitë, qortimin e mendimeve dhe idhujve të tyre. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e la pa tekst, i solli argument të fuqishëm dhe e kundërshtoi të kotën me fjalë të vërtetë, e cila e detyroi t’i nënshtrohet dhe të pranon të vërtetën edhe pse më parë e kishte zemrën e ngurtë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Husejn, sa zotëra beson? Tha: shtatë në tokë dhe një në qiell! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kur të vijnë vështirësitë, kujt i lutesh? Tha: Atij që është në qiell. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kur të shkatërrohet pasuria kujt i lutesh? Tha: Atij që është në qiell. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: O Husejn, vetëm Ai që është në qiell të përgjigjet, kurse ti Atij i bënë ortak. Husejn bëhu musliman që të shpëtosh”. Unë të tham ty, o njeri që nuk falesh, që ke haruar se All-llahu të kontrollon dhe se vdekja të pret: falu nëse dëshiron të shpëtosh nga denimi i All-llahut, është turp për ty, t’i lutesh All-llahut në vështirësi e ta harosh në bollëk. Tetë: vëllau im i dashur. Ajo që e fiton nga namazi është krejt mirë, nga namazi fiton ti edhe vëllezërit tuaj musliman. A nuk ke dëshirë që të t’i falë mëkatet All-llahu që i ke bërë në të kaluarën?! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “A tu tregojë gjëra me të cilat shlyhen mëkatet dhe ngriten shkallët? Thanë: po, gjithsesi, o i dërguar i All-llahut. Tha: Marja abdest në vështirësi, hapat e shumta për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është sikur gatishmëria e xhihadit”. Nëse All-llahu t’i falë mëkatet, gëzohen vëllezërit tuaj musliman, sepse ata të dëshirojn ty atë që i dëshirojnë vetvetes.

Dobitë e namazit janë të shumta, janë aq saqë nuk ka mundësi të numërohen ose t’i shkruaj lapsi, pasiqë është urdhër Hyjnor, me të cilin e adhurojnë njerëzit All-llahun. قُلْ لِعِبَادِي الَّذِينَ آمَنُوا يُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُنفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خِلَالٌ(31) “Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi”. (Ibrahim: 31) . 1- All-llahu ka përmbledhur të mirat e namazit më shprehje shumë përmbledhëse dhe shumë të shkurtër. وَأَقِمْ الصَّلَاةَ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ “…fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat,..”. (El-Ankebut: 45). I mbetet njeriut që të numëron krejt veçoritë, nëse nuk mundet t’i numërojë të tërat, atëherë së paku le ti kujtohen disat prej tyre. Nëse, ti, i largon gjërat amorale nga vetvetja jote, ia shkulë rrënjët nga sjellja jote, atëhere të pastrohet feja, të filtrohet shpirti, të shërohet zemra, i ke të mira gjymtyrët, kurse po i largove të këqijat, e ke mbytyr një mikrob shumë të dëmshëm në shoqërinë tënde, e me këtë siguron fenë, vetveten dhe familjen. 2- Namazi të ndihmon në vështirësi dhe për të zgjedhur situatat e komplikuara. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى الْخَاشِعِينَ(45) “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El-Bekare: 45). Namazi është rehati e mendjes dhe e trupit tënd nga punët e jetës dhe lodhja e punës. Eshtë elementi kryesor që i ndërlidhë muslimanët mes vehte dhe i barazon, të mëson në rregull dhe ngritje nga çdo gjë e kësaj bote, e pastron zemrën nga epshi, nga armiqësia dhe zilia, e mbron gjuhën, shikimin dhe dëgjimin, mer edukatë dhe sjellje, mësohesh t’i zbatosh obligimet dhe detyrat në çdo kohë, edhe kur ke edhe kur nuk ke vullnet. 3- S’ka dyshim se namazi ka edhe dobi shëndetësore gjatë qëndrimeve në te edhe pse ne nuk i dijmë këto gjëra. Muslimanët e mëparshëm urdhërat e All-llahut i pranonin duke mos kërkuar shkakun dhe dobinë e tyre, por i zbatonin ato pa asnjëfar komentimi. Mirëpo dobësia e elementit fetar në jetën e muslimanëve të kësaj kohe i detyron këshilluesit, që për të udhëzuar dhe këshilluar njerëzit, të mendojnë dhe analizojnë mbi vlerat e kësaj feje madhështore, që ti paraqesin para njerëzve. O musliman! – Të këshilloj që të falesh dhe të kujdesesh për namazin tënd, sepse askush nuk të bënë dobi para All-llahut, askush nuk e mer mëkatin tënd, askush nuk do të polemizojë për ty me All-llahun, askush nuk do të mund të të mbrojë nga dwnimi i Tij, nuk do të bënë dobi as pasuria e as familja, nuk do të mbesin as autoriteti e as fama. Do të pendohesh për këtë mangësi, atë ditë që aspak nuk të bënë dobi pendimi, do të vjen vdekja në befasi, në çastin kur ti nuk e pret, andaj pregaditu, mendo për gjendjen tënde dhe mer këshillë nga ata që kanë qenë para teje. – Dije se gjëja e parë për të cilën do të pyetë All-llahu në ditë të Kijametit është namazi, nëse namazin e ke në rregull, pastaj të pyet për zekatin, agjërimin e haxhxhin, nëse me namazin nuk je në rregull, atëhere për asgjë tjetër nuk do të pyetesh. – Dije se lënia e një namazi obligativ me qëllim, shkakton largimin e mbrojtjes së All-llahut dhe garancës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. – Mos u bë musliman falsifikat, i cili një namaz e falë e dhjetë tjera nuk i falë dhe mos u përngjajë munafikëve të cilët kur ngriten për në namaz, ngriten me përtesë. – Kujdesu mos të thotë shejtani në gjuhën tënde, atë që e thotë në gjuhën e shumë muslimanëve falsifikat: namazi nuk është me rëndësi, me rëndësi është zemra e pastërt, edhe pse nuk falemi, ne nuk i bëjmë dëm askujt. Ata janë duke gënjyer, ata fyejnë All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. – إِنَّ الَّذِينَ يُؤْذُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ لَعَنَهُمْ اللَّهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا مُهِينًا(57)وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا(58) “E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh”. (El-Ahzab: 57-58). Aka fyerje më të madhe për All-llahun, se sa bërje mëkate ndaj Tij?! A ka dëmtim më të madh për Pejgamberin sesa mosrespektimi i urdhërave të tij?! A ka fyerje ma të madhe për muslimanët se sa mosnderimi i fesë së tyre dhe pasimi i rrugëve tjera?! – Nëse sheh njerëz që falen dhe bëjnë mëkate, duhet të dishë se ata nuk janë të pagabueshëm, mëkatet e tyre nuk kanë lidhje me namazin e tyre, fundi i fundit, ti nuk je llogaritës i tyre, e as që do të japish llogari për ta. Je i bindur, se ata do të largohen nga këto mëkate ndonjë herë. Pastaj, pse nuk bëhesh ti edhe ma i mirë se ata, bëhu shembëlltyrë për ta dhe këshilltarë i tyre. Bëhu prej atyreve që e largon namazi nga gjërat e neveritshme dhe amorale, e mos u bë prej atyreve që mos kryerja e faljes i largon prej All-llahut. – Falu, nëse je i mençur, sepse njeriu i mençur nuk e le namazin. Mos u bë nga ata që nuk e përdorin mendjen dhe shqisat e tyre në gjëra që u bëjnë dobi, por i pasojnë epshet dhe shejtanin. All-llahu [subhanehu ve teala] për ta thotë: وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِنْ الْجِنِّ وَالْإِنسِ لَهُمْ قُلُوبٌ لَا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لَا يَسْمَعُونَ بِهَا أُوْلَئِكَ كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ أُوْلَئِكَ هُمْ الْغَافِلُونَ(179) “Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”. (El-A’raf: 179). – Falu, nëse je njeri i lirë dhe me nderë, e mos u bë sikur ata mëkatarët e të shkatërruarit. – Falu, nëse je prej atyreve që i falënderon të mirat dhe nuk i haron. – Falu, nëse me të vërtetë je musliman, mos i kundërshto fjalët tuaja me veprat tuaja e të bëhesh prej munafikëve. – Falu, nëse dëshiron të shpëtosh nesër nga dwnimi i dhembshëm, mos u trego kryeneç dhe mos insisto në mëkate, e të sundon shejtani dhe të bëhesh nga të humburit. – Falu, nëse je bamirës ndaj prindërve tuaj, sepse nëpërmjet namazit lutesh dhe kërkon falje për prindërit tuaj. – Falu, nëse ua dëshiron të mirën fëmijëve tu dhe gruas tënde dhe bëhu shembëlltyrë për ta. Si ka mundësi të falen ata nëse ti vet nuk falesh. A dwshiron ti shohish nesër duke u djegur ata në xhehenem?! – Falu, nëse ia dëshiron të mirën vendit tënd, sepse kush nuk i bënë mirë vetvetes, as vendit të vet nuk mundet t’i bëjë mirë. Pastaj si ka mundësi që All-llahu tua ruan vendin dhe të mirat në te, nëse ata e mohojnë dhe nuk e falënderojnë?! Fundi i fundit, kafirat e botës, janë duke i sunduar muslimanët nga shkaku i lënies së namazit dhe bërjes së mëkateve! – Falu, nëse e do All-llahun, sepse njeriu i dashuruar kënaqet duke biseduar në vetmi me të Dashurin e vet, le të jetë namazi një pjesë e këtij kontakti. – Falu, nëse i frikohesh All-llahut të Madhërishëm, sepse i është kërcënuar atij që nuk falet me xhehenem, kurse ti nuk ke mundësi të durosh nxehtësinë e diellit, e si ke mundësi të durosh nxehtësinë e zjarit të xhehenemit?! Dije se zjari i kësaj bote është një e shtatëdhjeta pjesë e xhehenemit. Zjari i ahiretit, është errësirë, duhet të udhëtojë shtatëdhjet vjet derisa të bjer në fund. فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءَلُونَ(40)عَنْ الْمُجْرِمِينَ(41)مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ(42)قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ(43)وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ الْمِسْكِينَ(44)وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ الْخَائِضِينَ(45)وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ(46)حَتَّى أَتَانَا الْيَقِينُ(47)فَمَا تَنْفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ(48)فَمَا لَهُمْ عَنْ التَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ(49)كَأَنَّهُمْ حُمُرٌ مُسْتَنْفِرَةٌ(50)فَرَّتْ مِنْ قَسْوَرَةٍ(51)بَلْ يُرِيدُ كُلُّ امْرِئٍ مِنْهُمْ أَنْ يُؤْتَى صُحُفًا مُنَشَّرَةً(52) “Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Përkitazi me kriminelët (e u thonë): “Cka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!” E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve, Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur’anit)? Ata ishin si gomarë të trembur (të egër). Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit). Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë)”. (El-Mudeththir: 40-52). – A të gëzon nëse në Ditë të Kijametit të thonë se je kriminel dhe tu thotë Zoti melekëve të ashpër: خُذُوهُ فَغُلُّوهُ(30)ثُمَّ الْجَحِيمَ صَلُّوهُ(31)ثُمَّ فِي سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَاسْلُكُوهُ(32)إِنَّهُ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ الْعَظِيمِ(33)وَلَا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ(34)فَلَيْسَ لَهُ الْيَوْمَ هَاهُنَا حَمِيمٌ(35)وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ(36)لَا يَأْكُلُهُ إِلَّا الْخَاطِئُونَ(37) “U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëjani prangat! Pastaj atë shtijeni në Xhehennem…Mandej, lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar. Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. As ushqim tjetër përveç të të shplarave. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve”. (El-Hakka: 30-37). – sigurisht se ti qwndron me mua kur tham se lërja e namazit është mëkat, atëherë pse nuk e falë?! A ke garancë prej All-llahut se do ta falë këtë mëkat?! A nuk e kë dëgjuar këtë udhëzim, të cilin ia ka dhënë All-llahu Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: قُلْ إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ(15) “Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim”. (El-En’am: 15). Mos je ti më i nderuar te All-llahu sesa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]?! Nëse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është më me nderë te All-llahu dhe i frikësohet denimit të Tij, vallë çka mbetet për ty?! – Vëllau im i dashur. Nëse të kërcënohet një polic se do të mbyllë në burg ose nëse të kërcënohet ndonjë kryetar, kurë nuk do të rahatoheshe, do të frikoheshe dhe trishtoheshe. Mirëpo si do të jetë puna, nëse të kërcënohet Hakmarësi, ku do të shkosh dhe ku do të fshehesh?! – A do të shpëton të qajturit dhe keqardhja kur do ta shohish zjarin?! Cfarë të mirë rezervon për në ahiret, nëse në dunja nuk falesh?! Cfarë humb nëse falesh?! Cfarë të gëzon, të jeshë më të lumturit në xhennet apo me të humburit në xhehenem?! – Falu, njihe All-llahun kur ke bollëk që të tw njohë Ai ty kur je në vështirësi. – Falu, e mos u bë musliman vetëm me emër dhe mos u bënë shkaktar i shkatërrimit të Islamit, por bënu prej atyreve që thonë: Baba im është Islami Kur të tjerët krenohen Me Kajsin ose Temimin (dy fise të njohura arabe sh.r.) -Falu, se me këtë u ndihmon vëllezërve të mirë musliman, duke ua shtuar numrin, duke e pakësuar armikun e tyre dhe numrin e munafikëve. -Falu, se me këtë vepër e kënaq All-llahun dhe e hidhëron shejtanin dhe i largon kurthet e kurthtarëve. -Falu, sepse namazi e largon erësirën e devijimit dhe lajthitjes në dunja, futë në zermën tënde dritë dhe udhëzim, ta ndriçon erësirën e varrit dhe të bënë dritë në urën e ditës së Kijametit. -Falu, sepse namazi është ndihmesa më e madhe në braktisjen e mëkateve dhe pranga ma e vështirë për shejtanin dhe epshin. -Falu, sepse llogaria është e rëndë, kurse Llogaritësi i Gjithmundshëm. Dije se kafshët kur do të shohin se ku përfundojnë njerëzit mëkatarë, do të thonë: e falënderojmë All-llahun që nuk na ka bërë si ju, nuk shpresojmë xhennet, mirëpo as që frikohemi prej zjarit. Këtë ditë, krimineli do të shpresojë të jetë dhe. إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا(40) “Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe”. (En-Nebe’: 40). Më në fund, vëllau im, falu se edhe unë falem, ta dua ty atë që ia dua vehtes, pasiqë të kam vëlla nga feja. Falu në shenjë respekti ndaj All-llahut, i Cili thotë: حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلَاةِ الْوُسْطَى وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ(238) “Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)”. (El-Bekare: 238). Dhe nga frika që mos të ringjalleni në grupin e mosbesimtarëve, pasiqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Marrëveshja mes neve dhe juve është namazi, kush e le, ka bërë kufër”. Falu, sepse pasha All-llahun, përveç të Cilit s’ka hyjni tjetër, unë mundohem të jem këshilltari yt. Na bëftë All-llahu prej atyreve që i dëgjojnë fjalët dhe i pasojnë ato ma të mirat. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Falënderimi qoftë për All-llahun.

Abdur-Reuf Hanavi

Përktheu: Bekir Halimi

Marre nga: http://Islam.mk

Pse Falem ?! Fa…

 
Lini një koment

Postuar nga më 3 Mars, 2012 te Uncategorized

 

Qellimi i Jetes

Me emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit

Eja pak me mua të meditojmë :
Nga do që ti hedhësh sytë do shohësh krijesa të shumë-llojshme në tokë, në det në qiell. Nëse do mendosh rreth çdonjërës prej tyre do vesh re se ajo e ka një qëllim për të cilin ekziston ose më thjesht : ekzistenca e saj e ka një funksion dhe dobi. Madje po të shohësh edhe gjërat që i prodhon vet njeriu me dorën e tij ato e kanë një funksion për të cilin janë sjellë në ekzistenë. E po të mos ishte kështu nuk do lodhej njeri t’i prodhonte. Makina, avioni, treni, shtëpia, karrigia, dera, celësi, lapsi kondicioneri… etj Mendo pak sikur ndonjëra prej këtyre sendeve që përmendëm ta humbë funksionin e vet a do hynte më në punë ?!!
Kjo domethënë që vlera e çdonjërës prej këtyre gjërave që përmendëm edhe çdo gjë tjetër varet nga kryerja e funksionit për të cilin janë sjellë në ekzistencë. Vlera e avionit, makinës dhe trenit është deri në atë moment që na shërbejnë për transport. Vlera e karriges është deri në atë moment që na shërben për tu ulur etj. E nëse këto sende e çdo gjë tjetër e humbin funksionin e tyre ato e humbin vlerën e tyre dhe bëhen të pavlefshme. Atëherë njeriu detyrohet t’i largojë ato nga jeta e tij sepse bëhen pengesë për të.
Përpiqu të bësh lidhjen ndërmjet tyre dhe vetes tënde :
A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes : Kur çdo gjë që ekziston në këtë gjithësi e paska një qëllim dhe funskion për të cilin ekziston, po unë a e kam një qëllimi në këtë jetë dhe nëse po kush duhet të jetë ai ?!
Kjo pyetje mbase duket për disa njerëz disi e vështirë për t’i dhënë përgjigje por e vërteta është se përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë. Madje ajo është shkruajtur në faqet e horizontit, në të gjitha krijesat që ekzistojnë në univers. Por shumica e njerëzve nuk e shohin atë, jo sepse nuk shikohet por sepse ata nuk përqëndrohen në të.
Hyr në temën e jetës tënde :
Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të bëjmë një parathënie që të jetë sa më e thjeshtë dhe e qartë për tu kuptuar përgjigja. Kjo parathënie përbëhet nga disa pika.
Kush të solli në këtë jetë ?! A të pyeti kur të solli apo të mori mendimin ?! Sa do jetosh ?! Si do jetosh ?! E së fundi vdekjen a ti e cakton ?!
Besoj se përgjigjet janë të qarta tek çdokush. Ne nuk kemi ardhur vet në këtë jetë por na kanë sjellë. Nuk jemi pyetur a kemi dëshirë të vijmë apo jo. As nuk jemi pyetur sa kemi dëshirë të jetojmë dhe as se si duam ne të jetojmë dhe as se kur kemi dëshirë të vdesim apo nuk kemi dëshirë fare të vdesim.
Dikush tjetër kujdeset për të gjithë këto gjëra dhe i rradhit ato. Ai është Allahu i Madhëruar. Ai i cili na ka sjellë në këtë jetë dhe ka caktuar për çdonjërin prej njerëzve madje për çdo gjë që ekziston në këtë univers fillimin, fundin e çdo gjë tjetër që u përket atyre.
A të ka qëlluar ndonjëherë të shkosh në ngushëllimin e dikujt që ka humbur të afërmin e tij?! Mua më ka qëlluar dhe kam vënë re se një prej fjalëve që përmendin njerëzit më shumë në të është : “Duhet të bëjmë durim sepse kështu është shkruar”.
Kjo është e vërtetë, vdekja është e caktuar dhe e shkruar madje çdo detaj i jetës tënde është i caktuar dhe i shkruar që përpara se të krijohesh. Këtë gjë e besojnë shumica e njerëzve. Madje është për tu çuditur që këtë gjë e besonin edhe politeistët e vjetër.
Përgjigja e pjesës së parë të pyetjes :
Kur çdo gjë qënka e caktuar prej Allahut që para se të krijohesh. A mendon atëherë se ardhja jote në këtë jetë është pa qëllim dhe se Zoti e paska caktuar çdo gjë pa asnjë arsye ?!! Nëse t’i mendon se ke ardhur pa qëllim në këtë jetë je gabuar rëndë.
Mendo pak çdo gjë që ekziston në këtë jetë e ka një qëllim, dhe një funksion. Po ti o njeri nuk e ke asnjë qëllim dhe funksion në këtë jetë edhe pse je më inteligjent se çdo gjë tjetër që sheh me sytë e tu në këtë gjithësi ?! Edhe sendet që janë pa jetë dhe pa llogjikë e kanë një funksion ndërsa ti që je me jetë dhe me logjikë nuk paske asnjë funksion në këtë jetë?!
Shumë njerëz e besojnë se ka një Zot dhe se Ai i ka krijuar ata. Gjithashtu besojnë se Ai ka caktuar për ta çdo gjë, jetën, vdekjen, rrizkun etj.
A mendon se Allahu që të ka sjellë në këtë jetë dhe ka caktuar për ty çdo gjë që do veprosh, të ka sjellë kot pa asnjë arsye dhe si rezultat ti nuk ke asnjë qëllim në këtë jetë dhe anjë funksion?!!
Ky mendim është mendim shumë i keq dhe një nënvleftësim i rëndë për veten tënde dhe për Zotin.
Është mendim i keq për veten sepse kur njeriu nuk di pse jeton dhe kush është funksioni i tij në këtë jetë e ka ulur veten e tij në gradën e sendeve të cilat janë pa vlerë dhe si të tilla ato hidhen.
Gjithashtu ky është mendim i keq për Zotin sepse nëse ne mendojmë që Zoti na ka sjellë në këtë botë kot pa asnjë arsye ne kemi besuar se Zoti krijon kot. Por Ai është i pastër prej kësaj akuze të cilën ia mveshin shumë njerëz mbase jo me gojën e tyre por me veprat e tyre.
Ai i cili e ka krijuar çdo gjë me fuqinë e Tij, me dijen e Tij, me urtësinë e Tij, ka shkruar për çdo gjë caktimin e vet, fillimin mbarimin dhe çdo veprim, a e ka sjellë njeriun në këtë jetë kot ?!!
Nëse do t’i thuhej ndonjërit prej nesh : Ti je njeri që jeton kot ose vepron kot, ai do ofendohej. E si mundet që atë ofendim që ne nuk e pranojmë për vetet tona ta pranojmë për Zotin tonë ?!! Ndërkohë që dija e gjithë njerëzve dhe xhindëve para dijes së Tij është si një pikë ujë para një oqeani pa fund dhe urtësia e gjithë njerëzve dhe xhindëve para urtësisë së Tij është si një pikë uji para një oqeani pa fund ?!! Ai e ka krijuar çdo gjë me dijen e Tij të plotë dhe e ka vendosur çdo gjë në vendin e vet që i takon me urtësinë e Tij të plotë.
Allahu ka thënë në Kur’an (kuptimi i ajetit) : “Ne nuk e kemi krijuar qiellin, tokën e çka brenda tyre kot, por ky është vetëm mendimi i atyre që kanë mohuar. Mjerë për ata që kanë mohuar prej zjarrit (të xhehenemit)” [Surja : Sad 27]. Domethënë mjerë për ata njerëz të cilët mendojë se Zoti e ka krijuar qiellin, tokën, njeriun etj kot sepse ata me këtë mendim e kanë nënvleftësuar Zotin e tyre.
Gjithashtu ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) “A menduat ju se ne ju kemi krijuar kot dhe se ju nuk do ktheheni një ditë tek Ne. I pastër është (prej çdo të mete) Allahu Sunduesi i Vërtetë” [El Mu’minunë 115-116]. Domethënë është i pastër Allahu nga kjo akuzë në të cilën i mvishet kotësia Zotit dhe krijimit të Tij.
Përfundimi i përgjigjes së pjesës së parë :
Atëherë ne duhet të besojmë se nuk kemi ardhur kot në këtë jetë sepse asgjë në këtë univers nuk është kot, as edhe sendet pa jetë e pa logjikë, e jo më njeriu të cilin e ka veçuar Zoti me disa veçori dhe mirësi të cilat nuk i kanë shumica e krijesave. Kështu njeriu e vlerëson veten e tij dhe e vendos atë në vendin që i takon, gjithashtu beson që Zoti është i plotëfuqishëm dhe u urtë dhe çdo gjë që e krijon e krijon me qëllim të lartë dhe të dobishëm.
Përgjigja e pjesës së dytë të pyetjes : Atëherë pse jetojmë :
Pasi arritëm në rezultatin që ne nuk jetojmë kot, por na ka sjellë Zoti në këtë jetë me një qëllim, sikurse na ka caktuar çdo gjë në të, nga fillimi deri në fund, bëjmë pyetjen : kush është ky qëllim?
Normalisht që qëllimin nuk do ta nxjerrim nga vetet tona por e kërkojmë prej Atij që na ka krijuar, të na tregojë pse na ka sjellë në këtë jetë. Thamë që ne nuk kemi ardhur me dëshirën tonë në këtë jetë, as nuk na ka pyetur kush, a kemi dëshirë të vijmë apo jo dhe a kemi dëshirë të ikim apo jo. Kjo tregon se Ai që na ka në dorë ne, ka gjithashtu edhe qëllimin për të cilin na ka sjellë në këtë jetë.
Këtë qëllim na e ka treguar Allahu në Kur’an në Suren Dharijat ku thotë (kuptimi i ajetit) : “Unë i krijova xhindët dhe njerëzit vetëm për të më adhuruar. Nuk dua prej tyre rrizk as nuk dua të më ushqejnë. Unë jam Ai jam Rrizk-dhënësi dhe i Plotëfuqishmi” [Edh-dharijat 56-58].
Përderisa Ai i paska krijuar krijesat për këtë qëllim atëherë ata duhet ta vendosin në jetë këtë qëllim për të cilin janë krijuar dhe kanë ardhur në ekzistencë.
Allahu i cili na ka krijuar, na furnizon dhe ka caktuar për ne çdo gjë, na ka sjellë në këtë jetë për ta adhuruar Atë të vetëm pa i bërë shok. Adhurim domethënë të kryesh ato vepra të cilat i ka urdhëruar Allahu.
Thamë që Allahu nuk e ka sjellë njeriun kot në këtë jetë por e ka sjellë për ta urdhëruar dhe njeriu t’i zbatojë ato urdhëra. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an (kuptimi i ajetit) : “A mendon njeriu se Ne do ta lemë atë (në këtë jetë) kot” [El Kijameh 36]. Kanë thënë dijetarët : “Dmth pa e urdhëruar”.
Kështu që Allahu na ka sjellë në këtë jetë që të zbatojmë urdhërat e Tij të cilat gjenden në librat qiellorë që u ka zbritur profetëve të Tij. E libri i fundit që ka zbritur Allahu mbi njerëzimin dhe i cili i ka përfshirë dhe shfuqizuar të gjithë librat e mëparshëm është Kur’ani. Në të gjenden urdhërat dhe porositë që ka dhënë Allahu për mbarë njerëzimin që t’i zbatojnë dhe kështu të kryejnë qëllimin për të cilin ata jetojnë në këtë jetë.
Përfundimi final i njeriut
Allahu i Madhëruar është krijuesi i çdo gjëje. Ai mjaft t’i thotë diçkaje bëhu dhe ajo bëhet. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an : “Fjala jonë për diçka që duam (ta krijojmë) është se vetëm i themi bëhu dhe ajo bëhet” [En-nahl 40].
E përderisa Allahu është i plotëfuqishëm atëherë nuk është e vështrirë për të që ta rikrijojë njeriun edhe një herë ose ta asgjesojë të gjithë universin e ta krijojë atë në çfarë forme dhe cilësie të dëshirojë.
Allahu i Madhëruar ka krijuar këtë botë e cila do mbarojë për të gjithë njerëzit një ditë dhe ka treguar në Kur’an se pas saj vjen një jetë tjetër për njerëzit në të cilën ata do llogariten për çdo vepër që kanë vepruar, të mirë apo të keqe. Ajo ditë quhet Dita e Gjykimit, Dita e Llogarisë, Dita e Pendimit, Dita e Të Vërtetës, Dita e Krismës etj. Gjithashtu ka krijuar Xhen-netin (Parajsën) dhe Xhehenemin (Zjarrin) për të shpërblyer çdo kënd me atë që meriton.
Nga ana llogjike nuk është e pamundur që Allahu i Madhëruar ti ringjallë njerëzit sepse Ai i krijoi ata herën e parë nga asgjëja e si mund të jetë e pamundur ti rikrijojë përsëri për të dhënë llogari për çdo gjë që kanë vepruar në këtë jetë.
Ndërsa nga ana fetare kjo është mëse e vërtetë madje kanë rënë dakord të gjithë librat qiellorë dhe të gjithë profetët që ka dërguar Zoti – nga i pari që është Ademi alejhi selam e deri tek i fundit që është Muhamedi alejhi salatu ues-selam – që dita e Gjykimit është e vërtetë dhe do të vijë.
Allahu e ka përmendur këtë ditë në Kur’an shumë herë. Ka përmendur edhe shumë argumente logjike që e mbështesin vërtetësinë e saj. Madje ka treguar edhe shumë fragmente të asaj dite të cilat do të ndodhin dhe do t’i përjetojnë krijesat.
“O ju njerëz premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote e të mos ju mashtrojë (dhe largojë) prej Allahut asgjë” [Fatir 5].
Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun prej trupi dhe shpirti. Vdekja nuk është proces përfundimtar për njeriun, përkundrazi vdekja është vetëm ndarja e shpirtit nga trupi. Atëherë shpirti kalon në botën tjetër ku për të fillon llogaria, shpërblimi ose dënimi që meriton në bazë të veprave që ka kryer në këtë botë.
Kush i është bindur urdhërave të Allahut do shpërblehet dhe kush i ka kundërshtuar ato do dënohet e më pas kur të vijë dita e ringjalljes do rikrijohen trupat e njerëzve siç ishin dhe do bashkohen me shpirtrat e tyre dhe do dalin prej varreve turma-turma, të gjithë për të dhënë llogari para Zotit që i krijoi, i furnizoi dhe u kujdes për ta gjatë gjithë jetës së tyre në dynja. I dëgjoi ata për gjithë atë kohë dhe i pa veprat e tyre. Ndërsa atë ditë është koha që ata të dëgjojnë atë që meritojnë për ato vepra që kryen në dynja.
Ky është përfundimi i sigurt i çdokujt qoftë besimtar apo mosbesimtar. Kjo jetë është vetëm urë kalimi për të gjithë ne. Na ka sjellë Allahu në të për të shikuar veprat tona dhe më pas të na shpërblejë për atë që do veprojmë. Detajet e kësaj teme dhe argumentet që e vërtetojnë atë gjenden në Kur’an.
Është e pamundur që në një broshurë të vogël si kjo të tregohen të gjitha detajet dhe argumentet që e bëjnë të besueshme këtë që po themi. Ato mund ti lexojë çdo kush në Kur’anin e madhërueshëm të cilin Allahu e ka zbritur që ne ta lexojmë, ta besojmë dhe ta zbatojmë. Libër për të cilin na ka premtuar Allahu në të që do ta ruajë nga ndryshimi devijimi dhe çdo e keqe. E realiteti e ka treguar se edhe sot pas 14 shekujsh nuk gjen në të asnjë ndryshim. Tek të gjithë muslimanët e botës ai është i njëjtë pa pasur ndryshim në asnjë presje.
E na ka premtuar që nëse e zbatojmë atë të na fusë në Xhen-net përjetësisht. E në të kundërt ka premtuar për ata që nuk e zbatojnë atë që t’i fusë në zjarr përjetësisht, pa mbarim, pa fund dhe pa kufi kohor, si shpërblim të meritueshëm për mos njohjen e Zotit dhe mos bindjen e urdhërave të Tij, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në dynja.
Mbyllje
Allahu na ka sjellë në këtë botë dhe na ka krijuar që ta adhurojmë Atë. Ky është qëllimi dhe nëse ne e bëjmë këtë do na e shpërblejë në botën tjetër me Xhen-netet e larta, gjerësia e të cilave është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës së bashku. Ndërsa ata që nuk e zbatojnë qëllimin për të cilin kanë ardhur në këtë jetë ata në të vërtetë janë treguar mos mirënjohës ndaj Zotit dhe ndaj mirësive të Tij që u ka dhënë në këtë jetë. Janë treguar mendjemëdhenj ndaj urdhërave të Tij dhe si rezultat ata do futen në zjarr të përjetshëm si shpërblim për mohimin e tyre, për mendjemadhësinë e tyre ndaj Zotit dhe mosmirënjohjen ndaj mirësive dhe begative të Tij. Përveç këtij qëllimi për jetën, çdo qëllim tjetër është në të vërtetë qëllim shtazor dhe e bën njeriun që të mos ketë asnjë dallim nga kafshët të cilat nuk kuptojnë dhe as nuk kanë llogari për atë që veprojnë.

Përktheu: Abdurahim Balla

http://www.thirrjaislame.com

 
Lini një koment

Postuar nga më 3 Mars, 2012 te Uncategorized

 

Si lexohen shenjat e gishterinjve !?

 

Një refren i njohur i kronikave policore është fjalia “personi iku pa lënë gjurmë”.

Të gjithë mendojnë se tashmë do të jetë e pamundur të gjendet një keqbërës duke menduar se nuk ka asnjë objekt që mund ta identifikojë, por, janë ato, të padukshmet, pjesë e trupit tonë, të patrashëgueshme genetikisht. Shenjat e gishtërinjve.

Të ekzaminosh një gjurmë gishti duhet që çdo ekspert të ketë një valixhe në vendin e ngjarjes, me të gjitha pajisjet e domosdoshme.

“Kjo është një valixhe e pajisur me disa gjurmëkopjues, pllaka, rula dhe pluhura të ndryshëm. Gjurmët merren me gjurmëkopjues dhe më pas vihen në laborator për t’u vlerësuar”, tregon eksperti.

Dokumenti laget në masën 80% më një solucion të holluar të kloridit të sodës, por edhe përdorimi i nihnidrinës ndihmon në zbulimin e gjurmëve.

“Letrat kryesisht përpunohen me nihnidrinë”, shpjegon eksperti.

Kjo kuti ka ardhur nga një vendngjarje së bashku me objektet që ishin sekuestruar nga ekspertët. Ata do të verifikojnë gjurmët që me sy të lirë nuk shihen.

“Provat vijnë të ambalazhuara. Hapim dhe shikojmë objektet që ndodhen brenda janë ato që ka fiksuar eksperti në vendin e ngjarjes dhe mendon se këto objekte i ka prekur autori”, thotë eksperti.

Me anë të kompjuterit gjurma pastrohet nga papastërtitë. Një shembull të tillë na e tregon edhe përpunimi i një letre kërcënuese nga një person i paidentifikuar.

Në një dhomë të mbyllur me anë të rrezeve blu, dritës floureshente shfaqen e më pas fotografohen gjurmët në një qese kanabis.

Një nga ekspertët i cili bën krahasimin e gjurmëve dhe identifikimin e saktë të tyre e njëkohësisht finalizon proçesin, nuk mund të identifikohet hapur për shkak të pozicionit të vështirë të tij në detyrë.

“Këto janë gjurmët e gishtave që vijnë nga personat që arrestohen dhe ndalohen. Kopjet e tyre mbahen dhe ruhen në arkiv”, tregon ai.

Të njohësh një gjurmë minimalisht duhet që ajo të plotësojë 12 karakteristika të veçanta që ajo të ngjasojë me pikë maksimale me një nga gjurmët e serverit kompjuterik duke identifikuar në këtë mënyrë autorin e një ngjarjeje.

“Në anën e majtë është një gjurmë gishti e gjetur në vendngjarje dhe nga ana tjetër është një gjurmë gishti e nxjerrë nga sistemi, ku del një listë prej 20 personash që janë në databazë”, shpjegon eksperti.

Gjurmët e gishtave u hiqen nga sistemi kompjuterik vetëm atyre personave që pasi janë ndaluar apo arrestuar dalin të pafajshëm për kryerjen e një vepre penale.

Burimi:http://www.kuriozitete.net

 
Lini një koment

Postuar nga më 14 Shkurt, 2012 te Uncategorized

 

Kuriozitete

“Emri Muhamed është emër me i perdorur ne botë. “*

“Pentagoni ka dy herë me shumë toalete se sa qe është e nevojshme. Ne kohën kur është ndertuar ka qenë ne fuqi ligji I ndarjes edhe është kërkuar qe toaletet për te bardhe dhe te zi te jenë veç e veç. *”

“Lufta me e shkurtet ne hisori është ndermjet Zanzibar edhe Anglis ne vitin 1896. Zanzibar është dorzu pas 38 minutave. ”

“Muskuli me I fortë ne trup është gjuha. ”

“Grate kapitin sytë dy herë me shumë se meshkujt. ”

“Askush nuk mund ta vras veteveten duke e ndalur frymën e vet. ”

“Ti e ke ditelindjen për një ditë me rreth 9 milion njerëz tjerë ne botë. ”

“Ylli I detit nuk ka tru. “

 
Lini një koment

Postuar nga më 14 Shkurt, 2012 te Uncategorized

 

TË JETOSH ME ZEMËR!

 

SHKRUAN: UMU HAFSA

 

 

Zemra ka jetë edhe nëse nuk ndjehet në kraharor. Zemra ka sy edhe nëse nuk sheh. Zemra ka veshë edhe nëse nuk dëgjon. Ajo me të vërtetë rreh, por edhe ritmi i rrahjeve të saj ndryshon. Forca dhe ndjenja, e vërteta apo e pavërteta! E dallon apo nuk e dallon, e refuzon apo e pranon ajo është vendi i dëshirave të njeriut. Vendi i qëllimeve, vendi i kuptimeve dhe vendimeve.

Çfarë dëshiron ti në këtë jetë? Në cilën dëshirë e ke të lidhur shpirtin?

Ta kem këtë apo atë, të bëj këtë apo atë, të jem kështu apo ashtu?

La ilahe ilallah, Muhamedun Resulullah – a është kjo për çka jeton shpirti yt? A e ke këtë synim në jetë? Apo është vetëm një pjesë e jetës, por jo e tëra e lidhur me këtë dëshmi? Apo ti qëndron shumë larg kësaj dëshmie? Le të flasë zemra jote, se zemra ka edhe gojë dhe ajo është instrumenti më i mirë për të parë me anë të sinqeritetit.

Sinqeritet, La ilahe ilallah, Muhamedun Resulullah, dua ta thuash këtë me zemër dhe në çdo çast dhe ritmi i zemrës tënde duhet të ndërtohet mbi këtë parim! Pasha Allahun që na mban të gjallë në këtë jetë, ky parim është jetik, sepse o vëllezër dhe motra mund të jetë fjala jonë e fundit që del nga goja dhe në ato çaste shpaloset amaneti i zemrës. Në ato çaste të dhimbjes dhe mundimit… kur shpirti nxirret… dhe arrin në gropë të fytit dhe kur djersët ta lajnë fytyrën nga mundimi, ti duhet të jesh i gatshëm ta thuash këtë dëshmi, sepse kjo dëshmi është siguria prej ndëshkimit të Allahut. Ato çaste duhet të dish ku po shkon!

Ku jemi duke shkuar? Tek Allahu. Lavdëruar qoftë Zoti ynë, tek i cili jemi duke udhëtuar, tek i cili po afrohemi nga çasti në çast. Lavdëruar qoftë Allahu subhanehu ue teala, por si do ta takojmë Ditën e madhe? A do të kemi fytyrë atë ditë të dalim para Allahut? T’i përulim kokat tona! Se zemrat tona turpërohen kur i dinë mëkatet e bëra. Kur e dimë se sa herë që kemi gabuar dhe në momentin që kemi gabuar zemrat tona kanë qenë dëshmitare për këtë.

La ilahe ilallah, Muhamedun Resulullah, falënderuar qoftë Allahu që na mundëson ta përmendim, na jep zgjidhje dhe kohë! Kohë për të menduar edhe një herë për vështirësitë në Ditën e Gjykimit, kohë për të kërkuar pendim dhe kohë për të bërë vepra të mira.

Pasha Allahun, kujdesuni më shumë për zemrën që ta ruani atë. Ndjeshmëria e saj ndryshon dhe kush nuk e kupton këtë gjë, le të shikojë ndjenjat e veta sesi ndryshojnë. Sesi fjalët e rrotullojnë qëndrimin e zemrës. Se si syri mbjell lakminë apo zilinë në zemër. Apo veshi që mund të mbjell dyshimin dhe besimin. E jo sytë, nganjëherë njeriu me sy nuk shikon edhe kur sheh, sepse sytë e zemrës mbyllen. E jo veshi, sepse njeriu nuk dëgjon kur mbyllet zemra dhe as goja nuk flet kur goja e zemrës nuk hapet. O njeri! Sytë, veshët dhe goja e zemrës është ndjeshmëria e këtij organi! Gjallëria e këtij organi! Liria e këtij muskuli. Pastërtia e kësaj pompe gjaku. La ilahe ilallah, Muhamedun Resulullah.

Shëndeti i zemrës është i lidhur me raportin tënd me Allahun. Dhe Ai që i afrohet Allahut dhe ia dorëzon ndjenjat e tij, ai e ka adhuruar atë me të vërtetë. Ta adhurosh Allahun edhe duke ngrënë, edhe kur je ulur, edhe kur je shtrirë, edhe duke ecur në këmbë mundesh! A e di çka do të thotë kjo? Kur ec, ecën mbi tokën e Allahut, e ti e di se Allahu e ka bërë tokën të shtrirë për ty. Elhamdulilah.

Kur han, han nga të mirat e Allahut, e ti e di se ky është furnizim nga Furnizuesi Er-Rrezak. Elhamdulilah.

Kur rri me njerëz, rri me robërit e Allahut, e ti e di, se ata janë krijesa të Tij të përulura apo të rebeluara, Ai është Krijuesi, El Halik. Elhamdulilah

Kur vesh ndonjë rrobë, vesh nga furnizimi i Allahut, me rroba e ti e di, se Ai ta ka mbuluar trupintënd. Elhamdulilah.

Dhe kjo ndodh vazhdimisht sepse të Allahut janë ç’ka në qiell e ç’ka në tokë! A e ke parë sa i pasur është Allahu? A e ke parë madhështinë e krijimit të Tij? Bukurinë në formë dhe ngjyra. Saktësinë në krijim. Rregullat e zhvillimit të natyrës dhe universit. Harmoninë në bashkëjetesë të krijesave të gjalla dhe jo të gjalla. Qoftë edhe të marrësh një fletë gjethi në dorë dhe të shikosh sesi është i prerë zik-zak përbën një

mrekulli.

Kjo quhet vetëdije. Kjo është jeta e zemrës. Kur kemi një vetëdije të tillë, zotërojmë kuptim; atëherë shpirti stoliset me ndjenja madhështore, si falënderimi, frikë-respekti dhe përulësia ndaj Allahut.

La ilahe ilallah, Muhamedun Resulullah, ti je rob i Tij, jo rob i njerëzve, jo rob i dynjasë apo kohës, ti je muslim – i dorëzuar në çdo çast dhe kjo është siguria më e madhe, nëse të vjen befasisht vdekja!

Dhe një pasuri që do ta shikosh me kujdes te zemra jote, do të jetë koha. Dhe asgjë më e shtrenjtë nuk do të duket sesa bërja e veprave të mira në raport me kohën. Kurani do të kthehet në burim të zemrës nga i cili do të ruash përkujtimin dhe ngritjen e vetëdijes. Ai është lehtësuesi dhe udhërrëfyes për rrugën e së vërtetës. Ai do ta mësojë zemrën tënde, si të duash dhe si të sillesh në dynja. Shoqërimi me të do të lërë përkujtimin, se sa i shtrenjtë është xheneti në raport me dynjallëkun. Ka për të mësuar ty, se si të bësh tregti fitimprurëse me fjalët dhe veprat e tua. Si të fillosh shënimet në librin e shënimeve të mira “Ilijinë” e jo në librin e shënimeve të këqija “sixh-xhin”.

Kush i afrohet Allahut me Kuran do ta afrojë Allahu atë pranë vetes. Dhe kush me të vërtetë është i afruar pranë Allahut subhanehu ue teala me zemër, ai ka fituar. Duhet ta dish, se në këtë çast që ti po lexon një shkrim motër e vëlla musliman nuk je vetëm, por nën mbikëqyrjen e Allahut, Er Rekib, Mbikëqyrësi, ashtu siç thotë Allahu në suren Muxhadele, ajeti 22: “A nuk e di ti (o dëgjues) se Allahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?!… Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në Ditën e Kiametit i njofton ata për atë që kanë punuar. Allahu ka përfshirë çdo send në dijen e vet.”

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Botëve.

 

Burimi: http://www.albislam.com

 
Lini një koment

Postuar nga më 5 Janar, 2012 te Uncategorized

 

Historia e internetit

 Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data të caktuara duke përdorur Internet protokolin (IP) standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë botaHistoria

Fillet e internetit datojnë nga vitet ’60, kur ai filloi si perpjekje e ushtrisë amerikane për t’i lidhur me rrjet / Networks bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas këtë filluan ta bëjnë universitet, duke u lidhur me njera-tjetren dhe më vonë universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, me qëllim që të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacionesh. Rreth viteve ’70 filloi komercializimi i internetit, por atëbotë mund të përdorej vetëm posta elektronike dhe ishte shume i shtrenjtë. Në vitit ’90 interneti bëri “boom” me komercializimin e plotë të tij: firma të nisura fillimisht me dy vetë dhe me kapital prej 500.000$ pushtuan bursat e botës dhe punësuan mijëra vetë. P.sh. Yahoo filloi në vitet ’90 nga dy vetë (japonezë), me kapital fillestar prej 1.000.000$, kurse tash vlera e saj në bursa kap shumën prej mbi 300.000.000$.

 

Rruga e krijimit të internetit

 

Rrjeti ARPA

 

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin “internet” rrjedhë nga koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-ve, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.

 

Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t’i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur “Rrjeti i decentralizuar”. Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një “rrjet të decentralizuar” ,ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese.

 

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për “rrjetin e decentralizuar” u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.

 

 

Te arriturat shkencore

 

Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej mundësia e shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në ARPA-Net .

 

Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët personale filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjetë.

 

Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi “Usenet ” (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendosë edhe një gurë në ndërtimin e internetit.

 

 

Rrjeti i rrjeteve

 

Nevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua “rrjeti i rrjeteve” për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala “internet” . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.

 

Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) për kete qellim.

 

Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.

 

Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Evropës.

 

Sot kur ne themi “Internet”, atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla (organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.

 

 

Funksionimi i internetit

 

Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.

 

Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne http://www.instabul.com.tr larg.

 

Ç’është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.

 

Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.

 

ISP Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.

 

Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.

 

Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qira, për të cilin duhet t’i paguani qiradhënësit.

 

XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.

 

Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.

 

Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization, .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,.

 

 

Interneti shqiptar

 

Zhvillimi i internetit në Shqipëri mori hov pas viteve ’90. Faqet shqiptare tash janë edhe në gjuhë të tjera dhe shikohen nga e gjithë bota. Ato pasqyrojne zhvillimin e vendit dhe kulturës shqiptare. Shembuj faqesh shqiptare janë të shkruara te lidhjet e jashtme.

 
Lini një koment

Postuar nga më 29 Dhjetor, 2011 te Uncategorized

 

MËSIME DHE PËRVOJË NGA SHOQËRIMI ME TË MIRËT

 Shefik el Belhiju (i njohur si shërues i zemrave) një ditë i thotë nxënësit të tij – Hatem el Esamit: “Çka ke mësuar nga unë gjatë tridhjetë viteve?”

 

Hatem el Esami i thotë: “Kam mësuar gjashtë gjëra”:

 

E para: Kam parë njerëzit se ankohen dhe brengosen për çështjen e rizkut, ndërsa secili prej tyre është lakmues në atë që është te tjetri, e nuk e sheh se çka ka në vete. Ndërsa unë i jam mbështetur Allahut, duke u bazuar në fjalën e Tij: “Dhe nuk ka gjallesë në tokë e që nuk e ka rizkun prej Allahut”, sepse unë jam prej gjallesave dhe nuk e kam lodhur zemrën dhe mendjen time në atë që përkujdeset i Fuqishmi e i Forti.

 

– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

 

E dyta: Kam parë se çdo njeri e ka nga një shok, të cilit ia shpalosë të fshehtat e tij dhe ankohet te ai, mirëpo asnjëri prej tyre nuk i mbulon sekretet dhe nuk i largon ndeshjet e kadereve, fatkeqësive. Ndërsa unë shok timin e kam bërë veprën e mirë, që të jetë mbrojtje në Ditën e Llogarisë, e cila më përforcon para Allahut të Lartmadhëruar dhe më ndihmon për ta kaluar urën e siratit.

 

– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

 

E treta: Kam parë se çdo njeri ka armik. E kam vështruar se ai, i cili përgojon nuk është armiku im; as ai, i cili më bën padrejtësi; madje as ai, i cili më bënë keq, sepse ata m’i dhurojnë të mira (shpërblime) e m’i marrin të këqijat e mia. Armik imi është ai, i cili më largon nga dëgjueshmëria e Allahut dhe më qon në mëkate. E ai është Iblisi, epshi dhe dynjaja. Këto i kam konsideruar armiq, prandaj jam ruajtur prej tyre,  jam përgatitur dhe jam armatosur për t’i sulmuar. Kështu që nuk e lë asnjërin prej tyre të më afrohet.

 

– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

 

E katërta: Kam parë se çdo gjallesë kërkohet që ta japë jetën. E kërkues i shpirtit është Melekulmeuti dhe e kam përgatitur vetën që kur të takohem me të, të shkoj pa kurrfarë pengese.

 

– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

 

E pesta: Kam parë njerëz që e donë njëri-tjetrin dhe që e urrejnë njëri-tjetrin. E kam vërtetuar se i dashuri nuk posedon asgjë nga i dashuruari. E për këtë arsye e kam hulumtuar shkakun e dashurisë e të urrejtjes dhe e kam zbuluar se ai shkak është trupi. Për këtë arsye e kam distancuar trupin dhe e kam larguar prej epsheve dhe dëshirave. E i kam dashur të gjithë njerëzit dhe nuk jam kënaqur me ta, pos me atë që do të kisha qenë i kënaqur me veten time.

 

– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

 

E gjashta : E kam parë se çdo vendbanues do ta lë vendin e tij, e përfundimi i çdo banuesi është te varri. E jam përgatitur, me aq sa kam pasur mundësi, për të bërë vepra, të cilat më sjellin te ai vendbanim i ri, ku pas atij vendbanimi nuk ka asgjë tjetër pos xhenetit ose xhehenemit.

 

Në fund Shefiku i thotë: Kjo të mjafton dhe kështu vazhdo deri në çastin e fundit, deri në vdekje.

 

Burimi:Islam Bosna.ba

 
Lini një koment

Postuar nga më 29 Dhjetor, 2011 te Uncategorized